Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë, Xiaomi ka shitur 150.000 njësi të pajisjes së saj të fundit, Mi-3, në më pak se 10 minuta, duke përdorur vetëm një aplikacion mesazhesh: WeChat të Tencent.

Xiaomi i Kinës

Kompania njoftoi se Mi-3 është shitur i tëri në vetëm 9 minuta e 55 sekonda në WeChat, nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Sina Weibo.

Ky partneritet mes Xiaomi dhe WeChat dëshmon se aplikacioni ka shumë potencial për të qenë një platformë komerciale, pasi i gjithë procesi, nga rezervimi i pajisjes deri te blerja e saj, ndodhi brenda aplikacionit.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, WeChat arriti në 272 milionë përdorues aktiv në muaj. Muajin e kaluar, Xiaomi zbuloi pajisjen më të fundit, Mi-3. 100 mijë telefonat e parë Mi-3 u shitën në 86 sekonda./krokodili.al/

Share

Check Also

Për 2 javë, Sony shet 2.1 milionë PlayStation 4

Njerëzit kanë blerë 2.1 milionë njësi të PlayStation 4 në mbarë botën që kur konsoli debut…