xhenxhefil
Xhenxhefili kundër stresit

Xhenxhefili mund të ndihmojë uljen e stresit dhe në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, madje edhe vetëm duke nuhatur avujt e çajit të kësaj bime mjekuese.

Çaji i xhenxhefilit është një preparat i shkëlqyeshëm për përmirësimin e tretjes, sepse e lehtëson absorbimin e ushqimit. Por, ai mund të ndikojë edhe në aspekte të tjera, veçanërisht te stresi, që disi është i lidhur edhe me tretjen. Nëse jeni nën stres, mund të reduktohet prodhimi i thartirës së lukthit e cila është vendimtare për tretjen.

Xhenxhefili përmban antioksiduesin e quajtur xhinxherol, i cili mënjanon substancat e dëmshme kimike të cilat i prodhon organizmi ynë kur jemi të brengosur ose në telashe.

Çaji nga xhenxhefili ndihmon edhe në rastin e stresit psikologjik. Kjo bimë përmban karakteristika analgjetike, kundër inflamacionit, kundër baktereve dhe efekte qetësuese.

Check Also

Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje

Umm Kajs bint Mihsan r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ju kësh…