Një degë e re e shkencës e quajtur “Psikologjia e ngjyrës” ka vërtetuar se e kuqja mund ta ketë një ndikim të madh në disponimin, perceptimin dhe veprimin tonë.

Veshja e rrobave të kuqe mund ta ndryshojë njeriun psikologjikisht, por ajo mund t’ia ndryshojë edhe ekuilibrin e hormoneve, kështu që shtrohet pyetja se çfarë ka aq të fuqishme në buzëkuq apo të kuqen e ndezur?

Rrobat e kuqe mund ta bartin një shenjë të agresionit dhe dominimit. Dy psikologët nga Universiteti i Durhamit, Russell Hill dhe Burton përcollën sportet luftarake si boksi dhe taekwondo kur sportistët bartnin në mënyrë rastësore pajisje ose të kuqe ose të kaltër dhe kështu ua mundësonin shkencëtarëve që ta krahasonin performancën e këtyre sportistëve.

Duke e përcjellë përparimin e tyre, Hill vuri re se ata që ishin në veshje të kuqe kishin rreth pesë për qind më shumë gjasa për të fituar.

“E kuqja nuk e shndërron garuesin në një atlet të shkëlqyeshëm,” tha Hill, duke shtuar se ajo vetëm ndihmon kur njerëzit janë në një kategori të ngjashme.

Ky “studim i parë i kuqërremtë” përfshiu një numër eksperimentesh të tjera, duke gjetur kështu rezultate të ngjashme me të, për shembull, ndeshjet e futbollit në të cilat kishte më pak gjasa që lojtarët do të shënonin gol, nëse portieri kishte fanellë të kuqe.

Gjithashtu, veshja me rroba të kuqe mund të ndihmojë në intervistë për punë, ndërsa disa ekspertë të modës sugjerojnë se e kuqja lidhet me pushtet dhe dominim në vendin e punës.

Është e mundshme që shumica e studimeve mbi ngjyrat ishte me temat e dëshirës, joshjes dhe mëkatit.

Lëkura pak më e kuqe është rezultat i qarkullimit të mirë dhe sinjalizon shëndet dhe kondicion të mirë, prandaj ka të ngjarë që njerëzit i “lexojnë” rrobat e kuqe në të njëjtën mënyrë.

Ashtu si tek rezultatet sportive, sekreti mund të qëndrojë vetëm në mendjen e njeriut, si dhe në sytë e vështruesit.

Perceptimi i ngjyrës së kuqe ka evoluuar, ajo është ngjyra e frutave të pjekura, fytyrave të zemëruara të njeriut ose njeriut që tregon eksitim seksual.

“Në këtë mënyrë, ajo do të jetë gjithmonë e lidhur me mbijetesën dhe në këtë mënyrë mund ta konfirmojë atë që paraardhësit tanë e kanë kuptuar kur për herë të parë filluan ta vizatojnë trupin e tyre: nuk ekziston asnjë ngjyrë tjetër si ngjyra e kuqe,” thotë Andrew Eliot nga Universiteti i Rochesterit. /Telegrafi/

Check Also

Vaksina është vrasësi më i madh – Dr. Prafull Vijayakar, (i famshëm në botë)

Vaksina është vrasësi më i madh… Një fëmijë i shëndetshëm i lindur është i sëmurë me…