Analiza e veprimeve të vullnetshme

Veprimet e vullnetshme janë të ndërlikuara dhe kalojnë nëpërmjet disa fazave. Këto faza të veprimit të vullnetshëm janë: 1) Faza pregatitore; 2) përcaktimi i qëllimit dhe mjeteve; 3) marrja e vendimit dhe; 4) zbatimi i vendimit. Për të marrë një vendim, njerëzit duhet t’i kenë të qarta nevojat e tyre, të jenë të vetëdijshëm për qëllimet dhe motivet e tyre. Ndodh që njeriu nuk është plotësisht i qartë dhe i vetëdijshëm për nevojat e veta. Një gjëndje të tillë shpirtërore e quajmë joshje ose tërheqje, d.m.th. ne na tërheq diçka, por nuk e ndjejmë me forcë.
Gjatë veprimtarisë sonë, tek ne mund të ketë lindur dëshira për diçka. Dëshira është një shkallë më e lartë se joshja. Këtu qëllimi i pikësynimit është i qartë, por mjetet për realizimin e qëllimeve ende nuk janë të qarta. Njeriu mund të ketë shumë dëshira, mirëpo jo të gjitha realizohen. Dëshirat e realizueshme sjellin nevojën për të gjetur mjetet dhe rrugët për realizimin e tyre. Kështu kalohet nga dëshira në dashje. Në dashje kemi të qartë edhe qëllimin edhe rrugët apo mjetet për realizimin e tij.
Njeriu në kohë të caktuar, ndodhet përpar nxitjeve të ndryshme. Tek ai lindin dëshira dhe dashje të shumta, të cilat shpesh janë të kundërta. Njeriu vihet në një pozitë të tillë, në të cilën duhet të zgjedhë. Pikërisht këtë në psikologji e quajmë luftë motivesh.
Tek njerëzit me vullnet të fortë, në luftën e motiveve fiton më e arsyeshmja, nga e cila ai udhëhiqet në jetë. Pra, gjatë luftës së motiveve njeriu qartëson qëllimin dhe mjetet që do të përdorë për arritjen e tij.
Marrja e vendimi. Pasi të kemi të qartë qëllimin dhe mjetet, kalojmë në marrjen e vendimit, i cili duhet të jetë fryt i një analize të ndërgjegjshme dhe serioze.
Marrja e vendimit përcaktohet nga një seri shkaqesh: nga nevojat, nga situata, nga ndjenjat, nga shkalla e zhvillimit mendor, nga karakteri dhe temperamenti i njeriut, nga ndikimi i të tjerëve nëpërmjet këshillave, propozimeve ose urdhërave.
Njerëzit gjatë jetës mund të marrin vendime të shumta dhe të bukura, por mund të mos bëjnë asgjë për realizimin e tyre. Pra, më i rëndësishëm është zbatimi i vendimit.
Zbatimi i vendimit. Kjo është faza më e rëndësishme në veprimet e vullnetshme. Në këtë fazë shprehet qartë vullneti injeriut. Zbatimi ivendimit në kohën e caktuar ka të bëjë me cilësitë pozitive të vullnetit. Çdo vendim zbatohet me përpjekje të vetëdijshme. Përfundimi me sukses i veprimit realizohet duke mobilizuar vazhdimisht përpjekjet e vullnetshme. Zbtim i vendimit do të thotë ballafaqim praktik real i mundësive të vetes me realitetin dhe kjo duke u mbështetur në mjetet e ndryshme që zotëron njeriu.
Me ndihmën e përpjekjeve të vullnetshme vihet n
aktivitet edhe veprimtaria mendore e njeriut. Në zbatimin e vendimit duket aftësia e vullnetit të njeriut për të udhëhequr vetëveten, për të drejtuar në mënyrë të vetëdijshme sjelljen dhe veprimtarinë e tij ose ndryshe i themi vetëkontroll. Në sajë të një vullneti të fortë e të vendosur, njeriu shndërron natyrë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tij, Krahas kësaj, ai disiplinon dhe revolucionarizon edhe veten dhe sjelljet e tij.
Në fund të zbatimit të vendimit, me anën e të menduarit bëjmë edhe vlersimin e rezultateve.

Share

Check Also

Karakteristika e temperamenteve

Karakteristika e temperamenteve Temperamenti sanguin. Njeriu me temperament sanguin dalloh…