VËMENDJA

Njohuri të përgjithshme mbi vëmendjen.

Në çdo moment të dhënë, mbi ne veprojnë një numër sendesh dhe fenomenesh të ambjetit që na rrethon. Por, këto sende dhe fenomene nuk pasqyrohen të gjitha njëlloj në vetëdijen tonë. Disa sende shkaktojnë tek ne reaksione të gjalla orientuese. Ne përqëndrojmë shikimin tek ato, i provojmë duke i prekur, dëgjojmë tingujt e tyre dhe si rezultat këto sende përcaktohen në mënyrë të saktë dhe të qartë ana jonë. Ndërsa sendet e tjera nuk shkaktojë të tilla reaksione të gjalla orientuesse, nuk i nënshtrohen një studimi dhe analize të kujdesshme e për pasojë perceptohen në mënyrë të turbullt ose nuk perceptohen fare. Ndryshe mund të themi se ne drejtojmë vetëdijen në disa sende të cilat kanë rëndësi për ne dhe tregohemi të pavëmendshëm ndaj sendeve të tjera, të cilat në momentin e dhënë nuk kanë rëndësi për ne.
Pra, vëmendje quajmë të drejtuarit dhe të përqëndruarit e vetëdijes sonë në një ose në disa objekte ose fenomene dhe të shkëputurit nga çdo gjë tjetër.
Në fillim vëmendja shkaktohet nga të shfaqurit e objektit të ri, nga rëndësia që ai ka për organizmin, nga ndryshimet e shumëllojshme të ambjentit që na rrethon ose faktorë të tjerë.
Kështu p.sh foshnja, nën ndikimi e një tingulli të fortë apo drite që ndizet në mënyrë të papritur, menjëherë kthen kokën, fikson vështrimin dhe zgjat dorën drejt saj. Por, nëse kjo do të vazhdojë të përsëritet atëherë nuk do të ketë më rëndësi për organizmin dhe nuk do të tërheqë vëmëndjen. Po kështu edhe një njeri i rritur, e ka të vështirë ta përqëndrojë vëmendjen e tij në një material të pavlerë apo në një fjalë monotone, pasi të qënit pa interes ose përsëritja e vazhdueshme bëjnë që të humbë interesi i organizmit për të.
Në qoftë se në etapat e zhvillimit të njeriut vëmendja mund të shkaktohet vetëm nga sendet e perceptuara drejtpërdrejt, në etapat e mëvonshme të zhvillimit ajo drejtohet në objekte që mund të përfytyrohen ose mund të merren me mend. Kështu p.sh fëmija sa më tepër rritet aq më shumë mund të bëjë abstraksion, të largojë vëmendjen nga kushtet në të cilat gjendet në momentin e dhënë dhe të përqëndrohet në një ngjarje të jetuar më parë ose të hyjë më në brendësi të problemeve dhe detyrave me karakter logjik dhe t’i zgjidhë ato.
Të gjitha këto zhvillohen gradualisht tek njeriu.
Vëmendja në ndryshim nga proceset e tjera psikike përbën një anë të të gjitha veprimtarive psikike të njeriut. Në çdo moment të dhënë njeriu percepton diçka ose imagjinon diçka. Por nuk ka një moment të tillë që ai të merret vetëm me procesin e vëmendjes. Vëmendja duke qenë vetëm një anë e psikikës luan një rol të madh gjatë perceptimit, të menduarit dhe veprimtarisë jetësore. Gjithashtu ajo luan një rol të rëndësishëm në njohjen e realitetit objektiv dhe në veprimtarinë praktike të njeriut.
Nga të gjithë ngacmuesit që veprojnë në një moment të caktuar mbi njeriun, perceptohen në mënyrë më të qartë dhe me të plotë dhe mbahen mend më më mirë ata që tërheqin vëmendjen e njeriut. Prandaj themi se vëmëndja është kusht i domosdoshëm për kryerjen me sukses të çdo lloj veprimtarie qoftç mendore apo fizike.

 

Check Also

IMAGJINATA

IMAGJINATA Njohuri të përgjithshme për imagjinatën. Kemi thënë se me anë të perceptimeve n…