Sa është i rëndësishëm ushqimi që e hamë ne për AND-në tonë? Sa ushqime industriale përplot me toksine njeriu mundët me ngrënë para se të paraqiten simptomat e para?

Gjithsesi, edhe përpunimi termik i artikujve të shëndoshë mund të ketë ndikim në cilësinë-kualitetin e ushqimit. Për shembull, shkencëtari Francis Pottenger, në vitin 1930 ka hulumtuar ndikimet e ushqimeve të njoma dhe të ziera në shëndetin e maceve.

Mishi i njomë (i papjekur dhe i pazier) si dhe qumështi i pa vluar, në mënyrë dramatike e kanë përmirësuar gjendjen shëndetësore të maceve, të përfshira në këtë studim hulumtues si dhe në tri gjeneratat e pasardhësve të tyre. Shkenca bashkëkohore konsideron se kjo është pasojë e mungesës së “taurinit” në ushqimet e gatuara (të ziera). Në fakt, macbat, si mishngrënëse nuk kanë mundësi të krijimit të “taurinit” në trupin e tyre, ndaj e vetmja mundësi që ta fusin në organizmin e tyre është përmes ushqimit të drejtpërdrejtë.

Edhe pse këto të dhëna nuk munden në mënyrë të drejtpërdrejtë të paraqiten edhe për njeriun, sepse metabolizmi i njeriut është tjetërfare, studimi hulumtues ka treguar se ushqimi ndikon në shëndetin e individëve së bashku me pasardhësit e tyre.

Ushqimi gjenetikisht i modifikuar dhe i proceduar shkakton dëmtimin e AND-së

Industria bashkëkohore ushqimore ka arritur të ndërpresë lidhjen ndërmjet tokël lokale, ushqimit lokal dhe njerëzve që aty jetojnë. Zinxhiri ushqimor është ndërprerë. Mirëpo, trupi i njeriut ka nevojat e veta biokimike dhe nuk mundet pa gabime të adaptohet një vargu të bashkimeve kimike që i fusim në organizëm.

Nevojitet një proces i gjatë i adaptimit që zgjatë me gjenerata të tëra, edhe kur është fjala për substancat e modifikuara natyrore. Për shkaqe të ngjashme, 85% të aborixhinëve nuk mund ta tolerojnë laktozën, ndërsa problemin e njëjtë e kanë vetëm 2% suedezët.

Nëse mund të përtypet nuk do të thotë domosdoshmërish se është ushqim

Çmimet e lira dhe mënyra e thjeshtë e përgatitjes së aromave dhe shijeve artificiale i kanë bindur njerëzit se këto krijime kimike që shiten në tërë botën janë në të vërtetë ushqime.

Shembujt e disa artikujve më të rrezikshëm që ndikojnë në ADN

1. Ushqimi gjenetikisht i modifikuar (GMO)

Atë që bëjnë shkencëtarët me ushqimin, mund të krahasohet me ruletin gjenetik. A do të mundet “geni i ri” që do të futet në genomin e ndonjë bime pse kafshe të sjellë përmirësimin ose do të destabilizojë ushqimin e sigurt dhe ta shndërrojë në ushqim të kontaminuar dhe helmuar për njerëzit, as ata vetë nuk janë në gjendje ta thonë me saktësi.

E vërteta është se njerëzit shekuj me radhë kanë ndryshuar karakteristikat gjenetike të bimëve dhe kafshëve. Për shembull përmes selektimit të farërave të bimëve që ka karakteristika të dëshiruara. Mirëpo, kultivimi i kafshëve është diçka krejtësisht tjetër nga inxhinjeringu gjenetik, që krijon monstra (monstrume) që sot na ofrohen si ushqim. Në të vërtetë, në fakt, nëse kodi gjenetik “GM” i bimës është modifikuar nga njeriu, bima hibride ka krijuar strukturën e vet gjenetike.

Shkencëtarët Ian F. Pryme dhe Rolf Lemcke, kanë realizuar “in vivo” studime mbi pasojat shëndetësore të GM ushqimeve dhe kanë konstatuar se inxhinjeringu gjenetik shkakton mutacione të zgjeruara gjenetike në qindra mijëra vende të genomit të caktuar.

Ushqimin që është krijuar në laborator, qelizat tona nuk do ta identifikojnë, nuk do ta njohin, ndaj shumëçka do të grumbullohet si material toksik. Ajo që është më e keqja, çka mund të ndodhë? Fillon problemi në sistemin e tretjes, zvogëlohet imuniteti dhe eventualisht krijohen tumore.

2. Omega-6 acidet yndyrore të përpunuara dhe të procesuara

Me revolucionin industrial dhe përpunimin e vajrave të bimëve të pasura me omega-6 acidet, si p.sh misri, soja, panxhari i vajit, që janë gjithnjë e më tepër të pranishme në ushqimin e njeriut bashkëkohor, ka ardhur deri te një ekuilibrim-baraspeshim i madh. Në fakt, ekuilibrimi, baraspeshimi i raportit ndërmjet omega-6 dhe omega-3 të acideve yndyrore, me ndihmën e të cilëve deri atëherë genomi i njeriut është zhvilluar e ka avansuar, -ka ndryshuar në mënyrë drastike. Këtyre ditëve vlerësohet se ne konsumojmë të dhjetën pjesë (1/10) të sasisë së omega-3 të acideve yndyrore për funksionim normal. Konsiderohet se është një nga shkaqet kryesore që një përqindje e madhe e popullatës moderne lëngon dhe vuan nga sëmundjet e zemrës, kancerit, rezistencës ndaj insulinës dhe diabetit, trashjes, artritisit dhe ka edhe probleme të shumta të ndezjeve dhe pezmatimeve.

Vetëm eliminimi i transyndyrave toksike mund ta parandalojnë paraqitjen e qindra mijëra sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekipi i biologëve molekular në Institutin për ushqime në Indi, kanë bërë studimin në minj, sepse kanë dashur të shohin se si goditen gjenet me acide transyndyrore. Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se minjtë e ushqyer me sasi të shtuar të acide transyndyrore kanë pasur tre lloje të gjeneve që ngrenë shkallën e rezistencës në insulinë. Këto vërejtje u kanë ndihmuar që të sqarojnë se si konsumimi i acideve transyndyrore rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

3. Sheqeri

Vlerësohet se në vitin 1820, konsumimi mesatar vjetor i sheqerit për person ka qenë më pak se 9 kg. Sot, mesatarja e konsumimit vjetor për person arrin në 68 kg në vjet.

A len kjo sasi aq e madhe e sheqerit ndonjë “gjurmë” në materialin gjenetik? Epidemiologia Lisa Giovanelli ka realizuar studimin mbi ndikimin e sheqerit në organizëm dhe ka konstatuar se sa më shumë sheqer të thjeshtë ( nga pijet e sheqerosura-të ëmbëlsuara, dhe ëmbëlsirave të ndryshme) konsumon njeriu, dëmtimi oksidativ është më i madh i ADN-së në qelizat e gjakut (limfocitet).

4. Shurupi prej misri me fruktozë të lartë (HFCS)

Teknologia e re e viteve të 70-ta, ka mundësuar që të prodhohet shurupi i lirë prej misri me fruktozë të lartë (HFCS). Sot ai është bërë shtesë e mijëra prodhimeve të gatshme dhe gjysmë të gatshëm, përfshirë këtu edhe ëmbëlsirat, pijet dhe salcat.

Problemi më i madh i njohur me HFCS-në është që truri nuk e njef, nuk e identifikon si burim kalorie- edhe pse me këtë- HFCS- është i pasur. Truri num err sinjale dhe dërgon sinjale sikur nuk keni ngrënë sa duhet (mjaft). Ashtu që edhe më tej keni nevojë për ushqim-oër të ngrënë. Rezultatet janë të dukshme, ndërsa trashja është vetëm një nga ato.

HFCS mund të dëmtojë genomin. Në të vërtetë gjatë vetë prodhimit ose më pastaj, ky bashkëdyzim i dëmshëm nxehet dhe vjen deri tek krijimi i hidroksimethilfurfuralit (HMF), ndërsa ai është shkatërrues për ADN-në. (INA

Check Also

Vaksina është vrasësi më i madh – Dr. Prafull Vijayakar, (i famshëm në botë)

Vaksina është vrasësi më i madh… Një fëmijë i shëndetshëm i lindur është i sëmurë me…