TRI KËSHILLA NGA SELMAN FARSIU (r.a.)

Erdhi një njëri te Selman Farsiu (r.a.) për të kërkuar këshillë.

Ai u përgjigj :

-Mos fol !

-E pamundur njeriu sa është gjallë të mos flasë – tha njeriu.

-Nëse flet, thuaje vetëm të vërtetën ose hesht – i tha Selmani.

-Më këshillo edhe më tej – tha njeriu.

-Mos u hidhëro – këshilloj Selmani.

-Por e pamundur është që njeriu të mos hidhërohet ndonjëherë – ta njeriu.

-Nëse hidhërohesh mbylle gjuhën tënde dhe lidhi duart tua – tërhoqi vërejtjen Selmani.

-Vazhdo më tej – u lut njeriu.

-Mos u përziej me njerëz – i tha Selmani.

-Si është e mundur ? Të jetosh me njerëz e të mos kontaktosh me ta ? – pyeti njeriu.

-Atëherë fol drejt dhe ke kujdes për emanetin – përfundojë Selmani.

Check Also

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed alejhi selam

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed -alejhi selam- Në lidhje me këtë sëmundje janë përcje…