TESTI I MENDJEMADHËSISË

Çka është mendjemadhësia, si ta dallojmë atë dhe a jemi neve njerëz të tillë?

Këto janë disa pyetje që na paraqiten në jetën e përditshme. Shpesh neve vuajmë për të ditur a jemi njerëz mendjemëdhenjë apo jo. Ndonjëherë edhe e keqkuptojmë nocionin “mendjemadhësi” duke e përceptuar atë në forma të gabuara. Ka momente kur akuzojmë tjetrin se është mendjemadh pa kritere të sakta dhe vetëm me shkaqe të pavërteta.

Në hadithet në vazhdim do e kuptojmë saktësishtë se kur njeriu konsiderohet se ka në vetvete pjesë të mendjemadhësise apo e fiton emrin “mendjemadh”

Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk hynë në Xhenet ai që ka mendjëmadhësi qoftë sa grimca e vogël” (Shënon Muslimi)

Një njeri kur e dëgjoi fjalën e lartpërmendur nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, rreth mendjemadhësisë nga frika pyeti: O i Dërguar i Zotit, ka prej nesh të tillë që duan ta kenë petkun dhe këpucët e bukura ? Profeti ja ktheu: duke i treguar se çfarë është mendjemadhësia e vërtetë i tha: “Mendjemadhësi është ta refuzosh të vërtetën dhe t’i nënçmosh njerëzit” (Muslimi) pra nuk qenka mendjemadhësi të veshesh bukur por është ta refuzosh të vërtetën dhe t’i nënçmosh të tjerët pa marrë parasyshë me çfarë veshje e bënë këtë nënçmim, me rroba të bukura apo jo.

Lulzim MEHMET Susuri

Check Also

Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetëmse qetësohet

Ibn Ata, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetë…