libri

Terapia me Kuran

Ai sqaroi se Kurani ka ardhur për ta trajtuar “Unin” e prishur dhe të sëmurë, për të formuar një “Un” pozitiv. Surja e parë që iu shpall Profetit alejhi selam në Kuran, është surja Alek, ku që në fjalën e parë bëhet thirrje për të lexuar, gjë e cila është një nga format e njohjes dhe edukimit të unit. Veç kësaj, vetë fakti që menjëherë pas fjalës “Lexo” vjen “me emrin e Zotit tënd” tregon se leximi dhe lidhjet me Zotin, janë mënyra më e mirë e trajtimit të egos. Njeriu që largohet nga Zoti, bëhet kapriçioz dhe mendjemadh, duke adhuruar veten në vend të Zotit. Sakaq, ai që njeh Zotin, njeh dhe veten, është i qetë dhe bën jetë të lumtur.

“i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!” Këtu, njeriut i bëhet thirrje për të pasur ndërmend zanafillën e vet të parë.

“Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh” i kujtohet njeriut se gjithçka që posedon, është nga Zoti.

“Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.” Në këtë kontekst, flitet për shpërthimin e unit dhe vetëpëlqimin e tij. Prandaj, më poshtë atij i kujtohet vdekja “Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!” Ashtu siç i kujtoi zanafillën e tij, i kujton dhe fundin dhe pafuqinë e njeriut për ta ndryshuar.

“Bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” është thirrje për edukimin e unit dhe vetdisiplinimit nëpërmjet adhurimit të Zotit, pasi momenti kur robi është më pranë Krijuesit, është në sexhde.

Check Also

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id,…