TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT

Njohuri të përgjithshme mbi të menduarit

Ndijimet dhe perceptimet na japin mundësinë për të pasqyruar në vetëdije cilësi të veçanta të sendeve dhe fenomeneve dhe për të formuar figura të plota të tyre. Por procesi i njohjes së botës që na rrethon nuk përfundon me kaq.
Për ta pasqyruar botën që na rrethon më thellë, është e domosdoshme që të zbulojmë thelbin e sendeve dhe shkaqeve të vërteta të fenomeneve dhe lidhjet ndërmjet tyre.
Procesi i të menduarit lidhet ngushtë me procesin e ndijimit, perceptimit, kujtesës dhe imagjinatës. Por, pavarësisht nga lidhjet e ngushta me to, të menduarit nuk mund të identifikohet me asnjërën prej tyre të marrë në veçanti, e as me të gjitha të marra sëbashku. Të menduarit është një proces psikik, që çon në njohuri të reja, në përgjithësime, në zbulimin e ligjeve që përcaktojnë fenomeneve në natyrë ose në shoqërinë njerzore.
Për të zbuluar ligjet, njeriun e shtyjnë nevojat e praktikës. Duke njohur ligjet njeriu është në gjëndje të parashikojë ngjarjet dhe fenomenet dhe t’i shfrytëzojë ato për nevojat vetiake.
Kështu p.sh. perceptimi i drejtpërdrejtë i dy sendeve me ngarkesa të kundërta elektrike, që tërheqin njëri-tjetrin, nuk zbulon thelbin e këtij fenomeni, kurse të menduarit na zbulon shkakun e vërtetë të fenomenit dhe na mundëson ta shfrytëzojmë këtë për të prodhuar energji elektrike.
Praktika e ka detyruar njeriun të vërejë, të analizojë, të sintetizojë, të krahasojë dhe të përgjithësojë dhe të nxjerri përfundime. Si rezultat i përpjekjeve të pandërprera për të njohur botën më thellë, është arritur në zbulimin e ligjeve dhe në formimin e shkencave të ndryshme.
Zhvillimi i të menduarit te njeriu i veçantë varet nga përvetësimi i këtyre ligjeve dhe pikërisht këtu shfaqet kushtëzimi i zhvillimit të individit nga zhvillimi shoqëror. Pra, zhvillimi i të menduarit të individit përcaktohet përvetësimi i njohurive të përvojës shoqërore. Dhe më pas përvojën shoqërore ua japim brezave të rinj për tu shërbyer më to.
Por njohja e botës është një proces i pandërprerë, prandaj edhe të menduarit e individit nuk merr fund me përvetësimin e njohurive të gatshme, të zbuluara më parë. Individi i zotëron koto njohuri dhe i vë ato në lëvizje për të njohur më thellë botën dhe për të zgjidhur problemet që i dalin në praktikë dhe për t’i çuar ato më tej.
Duke u mbështetur në këto veçori që përmendë, të menduarit mund ta përcaktojmë si procesin psikik më të lartë njohës të personalitetit, proces që mbështetet nëzbulimin e lidhjeve dhe raporteve thelbësore që ekzistojnë ndërmjet sendeve dhe fenomeneve dhe që përfaqëson në vetvete një njohje të përgjithësuar të realitetit objektiv.

 

Share

Check Also

A e njeh këtë ligj i cili do ta ndryshoj të menduarit tuaj?

A e njeh këtë ligj i cili do ta ndryshoj të menduarit tuaj? Luanët nuk kanë sukses në gjah…