Tregimi 1
Të bëhemi shëmbëlltyrë për fëmijët tanë“O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Te Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni! (Kuran, es-Saff: 2-3)

Një prind thotë se djemtë dhe vajzat e tij e kanë edukuar atë para se ai t’i edukojë ata. Kur u pyet se si, ai tha se para se të kishte fëmijë e konsideronte veten fetar e kur ia fali Zoti vajzën e parë, ndjeu se gjendja ishte më ndryshe, se duhet të përmirësonte më shumë fjalët dhe sjelljet. Sa herë që nga ai shfaqej ndonjë sjellje e caktuar, e pyeste veten nëse dëshironte ta shihte vajzën e tij me sjellje të tillë. Edhe pse ajo sjellje nuk binte ndesh me fenë dhe traditën e popullit, por me shpresë se do të bëhej model sa më i mirë për fëmijët e tij.

Kështu vazhdoi edhe pas lindjes së fëmijëve të tjerë. Ai ndiqte fjalët dhe sjelljet e tyre sa ishin të vegjël. Megjithatë, nganjëherë shihte tek ta disa sjellje që nuk i pëlqenin, mirëpo pas një kohe e kuptonte se ajo sjellje kishte buruar pa qëllim nga nëna e tyre ose nga vetë ai dhe kështu ata e kopjonin prej tyre. Sapo e hetonin këtë, ata menjëherë fillonin ta përmirësonin sjelljen e tyre. Edhe më shumë se kaq, ata dy vendosën një hartë të lidhjeve të tyre shoqërore dhe të vizitave ndaj të tjerëve, që të ndikojnë për mirë në edukimin e fëmijëve. Krijuan lidhje me njerëz të mirë e të cilët i kishin edukuar mirë fëmijët e vet. Gjithashtu ata programuan kohën e gjumit, zgjimit dhe orët e shikimit të televizorit, madje edhe programet të cilat i zgjodhën. Për këtë aryse, ai thotë se fëmijët e tij kanë ndikuar në edukimin e tij, para se ai t’i edukonte ata. 

Kjo është ajo çka thotë ai, ndërsa po të shprehemi më ndryshe i bie se ai e përmisonte vazhdimisht veten e tij që të jetë i denjë për edukimin e fëmijëve të vet.
● Nuk po kam dëshirë të flas shumë për rëndësinë e të qenit shëmbëlltyrë për fëmijët tanë, sepse mendoj që të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme kjo gjë, mirëpo vetëm diç po dua t’ia kujtoj vetes dhe juve, prindër të nderuar. Ta paramendojmë se një sjellje të mirë apo të keqe që e kopjuan fëmijët tanë nga ne, kush e di se në sa e sa breza përcillet ajo. P.sh. nëse fëmijët tanë kanë kopjuar nga ne pirjen e duhanit ose ndonjë cilësi tjetër të keqe, pastaj prej tyre e kanë trashëguar fëmijët e tyre, pastaj fëmijët e fëmijëve të tyre e kështu me radhë, e kemi parasysh sa mëkate kemi bërë dhe sa njerëz i kemi marrë në qafë?

Po kështu ta paramendojmë edhe ndonjë cilësi të mirë, si p.sh. nderi, të folurit mirë, sinqeriteti, falja e namazit etj. Sa kohë këto të trashëgohen nga ne brez pas brezi, do të shpërblehemi nga Zoti, njëherit edhe do të bëhemi shkak për shpërblimin dhe shpëtimin e të tjerëve.

I dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. ka thënë: “Ai që fton për në rrugë të drejtë do të ketë shpërblim sikurse ata që e ndoqën atë, pa iu pakësuar atyre shpërblimet. Dhe ai që thërret për humbje, do të ketë mëkat sikurse ata që e bënë mëkatin, pa iu zvogëluar atyre fare mëkati”. 

“Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat dhe gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në Librin e Ruajtur.” (Kuran, Jasin: 12).

Nga libri
Prindërit_e_Suksesshëm

 

Check Also

KURIOZITETI QE DIJETARI MUSLIMAN E KA REGJISTRUAR QE PARA 1000 VITESH

KURIOZITETI QE DIJETARI MUSLIMAN E KA REGJISTRUAR QE PARA 1 MIJE VITESH Para më shumë se 1…