Talenti dhe gjenia

Talent quajmë një ndërthurje aftësish të ndryshme, që sigurojnë kryerjen në mënyrë krijuese të një veprimtarie të caktuar.
Talentet në disa fusha të veprimtarisë së njeriut shfaqen që në moshën fëminore. Nuk janë të rralla shfaqet qysh herët të talenteve në matematikë, letërsi, art dhe fusha të tjera. Por shfaqia e talentit herët nuk është gjithçka, pasi vetëm talenti i marrë në veçanti, është vetëm mundësia për të kryer një punë në mënyrë krijuese. Zhvillimi i tij përcaktohet nga aftësia e njeriut për të punuar në mënyrë këmbëngulëse dhe për të shtruar para vetes detyra, zgjidhja e të cilave ka një vlerë të madhe për shoqërinë. Kur njeriu arrin të realizojë me veprimtarinë e tij krijuese vepra që sjellin ndryshime rrënjësore në mendimet ose veprimet e njerëzve dhe në historinë e njerëzimit, atëherë kemi të bëjmë me shfaqen më të lartë të talentit. Këtë shfaqe të talentit e quajmë gjeni.
Gjeniu dallohet për aftësitë e mëdha për të vëzhguar dhe për të bërë dallimin e asaj që është thelbësore nga diçka e dorës së dytë, për aftësitë për të abstraguar dhe përgjithësuar, për gjërësinë dhe thellësinë e të menduarit, për njohuritë e gjëra dhe aftësinë për t’i vënë ato në lëvizje gjatë të menduarit. Gjeniu dallohet gjithashu për forcën e vullnetit në kapërcimin e pengesave, për aftësinë e madhe për punë dhe për ndjenjën e thellë të përgjegjësisë ndaj bashkëkohësve dhe pasardhësve.

Share

Check Also

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve: Nëna të puthë kur të sheh. Babai të do pa të parë. Nëna…