SINQERITETI I BËN NJERËZIT QË TË NA I FALIN GABIMET

Burri u kthye shumë vonë në shtëpi. Jashtë kishte pirë alkool, ishte dehur dhe në këtë gjendje e bëri copë-copë një enë të shtrenjtë, e pastaj volli dhe ra përtokë.

Erdhi gruaja e vet, e ngriti dhe e shtriu në shtrat, e pastaj u kthye ta pastronte vendin.

Kur burri u zgjua në mëngjes, ia morri mendja se gruaja është zemëruar me të për atë që ndodhi natën e kaluar dhe u ngrit duke e lutur Allahun që të mos ketë zënka mes tyre. Mirëpo, burri u habit kur e gjeti një letër nga gruaja e tij ku shkruante: I dashuri im, ushqimi yt i mëngjesit që ti e preferon është gati mbi tavolinë, kurse unë u detyrova të dal herët e ti blej disa gjëra nga shitorja. Do të kthehem te ti shumë shpejt. Të dua!

Burri u habit nga fjalët e saj edhe përkundër asaj që e bëri natën kur ishte i dehur. Iu afrua fëmijës së vet dhe e pyeti:

– Çfarë ndodhi mbrëmë natën?

Fëmija iu përgjigj:

– Nëna kur deshi të të vendosë mbi shtrat, të ti zbathë këpucët dhe të ta zhveshë këmishën, ishe i dehur si i vdekur, e ti i the asaj: Oj ti grua, mos më prek, më lërë mua dhe problemin tim, unë kam grua dhe jam i martuar!

Fjalë për meditim:
Nuk nxisim në bërjen e mëkateve, por ajo që na bie në sy është se sinqeriteti i bën njerëzit që të na i falin gabimet tona dhe ne të përmirësohemi dhe të tjerët të na mëshirojnë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Check Also

Që kur filluam ta praktikojmë këtë këshillë, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët

Para tre vjetëve vizitova një shoqe shumë të dashur pasi që ajo ishte martuar. Jetonin bas…