Kurani

“Shejtani ju premton juve varfërinë dhe ju urdhëron për turpe, kurse Allahu ju premton falje prej Tij dhe mirësi, dhe Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm” (Bekarah: 268)

Thotë Ibn Kethiri: “Ju frikëson juve me varfëri”

Nga Abdullah Ibn Mes’udi përcillet se ka thënë: Ka thënë i Dërguar i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

“Shejtani ka një prekje (cytje) te biri i Ademit edhe engjëlli ka një prekje (nxitje).

Për sa i përket prekjes së shejtanit ajo është: premtim (nxitje) për të keqen dhe përgënjeshtrim i së vërtetës; ndërsa prekja e engjëllit është: premtim (nxitje) për të mirën dhe vërtetim (pohim) i së vërtetës.

Prandaj kush e ndjen këtë le ta dijë se është prej Allahut, dhe kush ndjen tjetrën le t’i kërkojë mbrojtje Allahut prej (sherrit të) shejtanit”

Tefsir Ibn Kethir, surah el Bekarah: 268

Check Also

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed alejhi selam

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed -alejhi selam- Në lidhje me këtë sëmundje janë përcje…