Secili prej nesh mund t’i ndërmarrë disa hapa për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në këtë mënyrë të parandalojë vdekjen dhe invaliditetin e parakohshëm, që vjen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

1- Hapi i parë për të përmirësuar shëndetin e zemrës është njohja me faktorët që paraqesin rrezik. Pyetsni mjekun tuaj sa është shtypja e gjakut? Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë duhet bërë me atë rast? Sa duhet të jetë është kolesteroli në trupin tim? Cili është indeksi i masës trupore (BMI) me parametrat e mi?  A do të thotë kjo se duhet të ul peshën për shkaku të shëndetit? Sa është sheqeri në gjak dhe a rrezikoj unë për t’u prekur nga sëmundja e diabetit? Nëse është ashtu, çfarë duhet bërë? Sa duhet të jetë aktivitet fizik ditor në mënyrë që të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës?

2- Hapi I dytë është Të lini duhanin. Dihet qe Tymi i duhanit përmban shumë elemente të dëmshme që mund të dëmtojnë zemrën dhe per me tepër enët e gjakut. Nëse do e lini duhanin, rreziku se do të prekeni nga sëmundjet e zemrës do të zvogëlohet, madje dukshëm edhe pas një viti. Edhe ata që kanë konsumuar cigaren për një kohë të gjatë, nëse e ndërprejnë do ta lehtësojnë punën e zemrës dhe të gjithë organizmit në përgjithësi.

3- Aktiviteti fizik i rregullt është hapi I tretë që mund të zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër. Ai gjithashtu ndihmon që të rregulloni peshën dhe shtypjen e gjakut, kolesterolin e lartë dhe  parametrat e diabetit. Ajo që është më e rëndësishme, aktiviteti fizik zvogëlon stresin, si një faktor kyç në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Aktiviteti fizik nënkupton jo vetëm ushtrimet, por edhe marrjen me punët e përdtishme te shtëpisë, ngjitja shkallëve e  bërja e pazareve si ulje e ngritje e peshave.

4- Hapi I katërt nënkupton mënjanimin e ushqimit të gatshëm që nënkupton ushqim me sasi të lartë të kripës apo yndyrave dhe kolesterolit. Ushqimet përkundrazi duhet të jenë të pasura me pemë, perime, drithëra, që mbrojnë zemrën. Këtu përmendim peshkun e detit, që është i pasur me acidet omega-3, pastaj salmoni dhe peshtu tuna, zvogëlojnë gjithashtu rrezikun për sulm në zemër. Mishin e kafshëve, qumështin dhe djathin nuk duhet ta konsumojnë, përderisa me ushqim të shëndetshëm nënkuptojmë konsumimin e pemëve dhe perimeve.

– Së pesti eleminimi I stresit. Stresi ndikon negativisht në punën e zemrës, meqenëse  përshpejton pulsin, ndërsa në anën tjetër rriten kolesteroli dhe shtypja e gjakut. Kështu që, punoni me stresin, shmangni imtësitë, mendoni pozitivisht.

– Një gjumë i mirë, hapi igjashtëMënyra e ekuilibruar e jetës ndikon dobishëm në punën e zemrës. Ekspertët kanë vërtetuar se njerëzit që flenë vetëm pesë orë në ditë, për 30% janë më shumë të rrezikuar nga sulmi në zemër në krahasim me ata që flenë tetë orë.

Aktualisht, sulmet e panikut apo ankthit janë më të shpeshta, dhe simptomat e tyre mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër. Presioni në gjoks, djersitje e tepërt, paqëndrueshmëri, të vjella, marramendje, gulçim. Por, megjithatë, edhe pse simptomat e këtyre dy sulmeve janë të ngjashme, ekzistojnë dallime mes tyre. Është shumë e rëndësishme që ju të mësoni t’i dalloni.

Një atak në zemër
Simptomat e një sulmi në zemër:
Nga përvojat e njerëzve që e kanë pasur një atak në zemër, ne e dimë se ka një shtrëngim shumë të forte në gjoks.
Ajo zakonisht fillon në qendër të gjoksit dhe shtrihet në krahun e majtë.
Dhimbja është aq e fortë se ajo mund të dëmtojë apo të ndikojë në dhëmbë, nofulla dhe qafë.
Dhimbja mund të zgjasë deri në pothuajse 5 minuta dhe nuk ndikon në frymëmarrje.

Mund të keni një ndjesi shpimi gjilpërash në gjoks ose në krahun tuaj të majtë.
Fillojnë djersë të ftohta dhe ngjitëse.
Ju mund të keni të përziera dhe të vjella.
Mund të përjetoni një frikë shumë të thellë për shkak se ajo është shkaktuar nga dhimbja e fortë në gjoks.
Në rast se ju, keni simptomat e një sulmi në zemër më shumë se 5 minuta “menjëherë duhet të thërrisni një ambulancë”

Simptomat e një sulmi ankthi
Këto sulme janë shumë më të shpeshta se sa një sulm në zemër.
Kjo është normale dhe një sulm ankthi mund të përfundojë pas rreth 10 minuta.
Dhimbja në gjoks manifestohet me dhimbje që vijnë dhe shkojnë.
Therrja dhe shtrëngimi në gjoks te sulmet e ankthit, mund të shfaqen në të dy krahët majtas, djathtas dhe në gjoks dhe në këmbë.
Sulmet zakonisht shoqërohen me frikën e mbytjes.

Share

Check Also

10 fakte optimiste për Covid-19

10 fakte optimiste për Covid-19 1. Virusi njihet (për HIV-in u deshën dy vjet për ta ident…