Love Still Life Wide Desktop BackgroundDISPOZITAT LIDHUR ME MARTESËN DHE ME MARRËDHËNIET INTIME

• Si duhet bashkëshorti t’i afrohet gruas së tij? • ..(7)

– Burrit i lejohet që të ketë marrdhënie intime me bashkëshorten nga cilado anë, përpara ose nga mbrapa, por në vaginë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223) Kjo do të thotë, si të dëshironi, përpara ose nga mbrapa. Në këtë temë do t’i përmendim dy hadithe.
– Hadithi i parë transmetohet prej Xhabirit radijallahu anhu se kishte thënë: “Hebrenjët kanë thënë: Kur burri ka marrdhënie me gruan e tij nga mbrapa në vaginë, fëmija që do të mbarset në këtë marrdhënie, do të jetë i vengët.”
Allahu i Lartësuar e ka shpallur ajetin: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223)
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nga para ose nga mbrapa, vetëm le të jetë në organin gjenital.”
->(Hadithin e transmeton Buhariu VIII/154, Muslimi IV/156.)<- - Transmetohet prej Ibën Abbasit se kishte thënë: "Ensarët kanë jetuar me hebrenjët ndërsa kanë qenë idhujtarë, kurse hebrenjtë kanë qenë ithtarë të Librit. Ensarët i kanë konsideruar ata më superior në dituri dhe kanë pasur shumicën e veprimeve të tyre. Kitabijtë u afroheshin grave të tyre vetëm prej anësh dhe ensarët këtë traditë e kishin marrë prej tyre. - Pasi që muhaxhirët erdhën në Medinë, njëri prej muhaxhirëve e kishte martuar një grua ensare. Ai ishte nisur që t'i afrohet asaj, por ajo e kishte refuzuar duke i thënë: "Burrat tanë u afrohen grave prej anësh, vepro kështu ose largoju prej meje", derisa kjo nuk u bë një çështje e madhe serioze e cila depërtoi deri te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe Allahu e shpalli ajetin: "Gratë tuaja janë "ara" për ju, prandaj iu afroni "arave" tuaja si të doni." (El-Bekare, 223) Kjo do të thotë përpara, mbrapa, në shpinë, mirëpo në vendin e lindjes së fëmijës." ------------------------------------------------------------- Pjesë nga libri: "Kënaqësia bashkëshortore" Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ------------------------------------------------------------- Vazhdojnë postimet të kapitujve tjerë, inshaAllah..

Share

Check Also

SI TË MARRIM GUSUL? – LARJA PAS MARRËDHËNIEVE INTIME

SI TË MARRIM GUSUL? Pas marrëdhënieve intime, guslin duhet marrë ashtu siç ka vepruar i Dë…