mjalti

1. Mirë është të dimë që pacienti, rastësisht, mos të jetë alergjik ndaj mjaltës, edhe pse një rast i tillë rrallë mund të ndodhë tek ndonjëri.

2. Plaga nuk ka nevojë ta dezinfektojmë me ndonjë lloj alkooli sepse mjalti i ka aftësitë e veta të dezinfektimit.

3. Merret një cope lecke pëlhure të pastër ose fashë (bënë të jetë e pabukët ose, mirë është, nëse ka mundësi që të jetë e leshtë) por, prapë po e ceki, se lecka (fasha) nuk duhet që pa tjetër që të jetë sterile, sepse mjalti e dezinfekton vetë. Në këtë rast lecka (fasha) mbushet me mjaltë ose lyhet mirë dhe është e gatshme që të përdoret (menjëherë).

4. Kjo lloj lecke ose fashe që është vendosur mbi plagë, mundë të ndërrohet një herë në ditë.

5. Kur të hiqet lecka ose fasha me mjaltë, nuk ka nevojë që plaga të pastrohet nga mjalti, sepse mjalti, ose terët vetë, ose e thith lecka (fasha).

6. Pas çdo ndërrimi të leckës (fashës), rreth plagës mblidhen do copëza, edhe të plagës por mund të jenë edhe të leckës (fashës), e të cilat mund t’i largojmë me pincetë. Nëse duhet të pastrohemi (të bëjmë dush), mundemi këto copëzat rreth plagës t’i largojmë edhe me një brushë të butë duke i shpëlarë me ujë, por kurrsesi të mos i largojmë rreshkat e formuara (janë qeliza të vdekura) sepse ato i ndihmojnë procesit të shërimit. Nëse hiqen rreshkat e plagës, ngadalësohet procesi i shërimit.

7. Pasi të pastrohet plaga duhet përsëri ta mbështjellim me leckë (fashë) të mbushur me mjaltë. Me rëndësi është që plagën ta mbështjellim sa ma trash, me qëllim që lecka (fasha) të thith sa më shumë lagështi nga plaga.

8. Plaga e cila shërohet ngadalë dhe është e infektuar me baktere të kërpudhave, duhet të bëhet një përzierje 1:1 me një krem dezinfektues të një lloji që na konvenon më së miri.

Në fillim, kurë ta kurojmë plagën me metodën e leckës (fashës), 10-20 minutat e parë, plaga djeg nga sasia e madhe e koncentrimit të sheqerit që gjendet në mjaltë. Për ta evituar këtë dhimbje bënë që plagën, së pari, ta shpërlajmë me ujë që ndikon në largimin e këtyre simptomave ose i zbut ato.

Nëse komplikimet janë shumë serioze, mirë do të ishte që kurimin ta bëjnë mjekët. Sot shumë mjek kanë njohuri për medicinën alternative (mjekime natyrore), dhe e aplikojnë atë për mjekim me dëshirë.

Check Also

MJALTI NUK PRISHET KURRË?

PSE MJALTI NUK PRISHET KURRË? “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kod…