Në Sahih shënohet se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Shpirtrat janë si ushtarët e rekrutuar. Ata të cilët e njohin njëri-tjetrin bëhen miq të ngushtë, ndërsa ata që nuk njihen bëhen të largët për njëritjetrin.” Imam Ahmedi, në Musned-in e tij, sjell ngjarjen që shpjegon këtë hadith: “Ishte një grua në Mekë, e cila i bënte shpesh njerëzit për të qeshur (ishte tip gaztore) dhe e cila, kur shkoi në Medinë, gjeti strehim pikërisht te një grua që edhe ajo i bënte njerëzit për të qeshur në Medinë. Për këtë, Pejgamberi (s.a.u.s.) tha: “Shpirtrat janë si ushtarët e rekrutuar…”

Check Also

SHENJAT E KIJAMETIT (Shenjat e vogla, shenjat që kanë ndodhur, shenja të cilat nuk kanë ndodhur akoma, shenjat e mëdha të kijametit)

SHENJAT E KIJAMETIT Shenjat e vogla Pjesa e parë: Shenjat që kanë ndodhur: 1. Dërgimi i Pe…