Shkenca: Pro synetisë

Çështja e synetisë siç duket po bëhet e rëndësishme jo vetëm për myslimanët, por edhe te njerëz që i përkasin feve të tjera.

Viteve të fundit vërehet dukshëm tek mjekët një trend për kthimin sërish në praktikimin e synetisë tek të porsalindurit.

Në dritën e rritjes së numrit të argumenteve shkencore mjekësore, të cilët tregojnë përparësitë e synetisë së fëmijëve meshkuj të porsalindur kolegjiumi pediatrik australian “college of paediatrics”, në maj të vitit 1966 ka formuluar dhe miratuar qëndrimin e ri për këtë çështje.

Në këtë dokument apelohet te mjekët që t’i njoftojnë hollësisht prindërit me përparësitë mjekësore të synetisë së fëmijëve.

90% të fëmijëve të porsalindur, të viteve 50 dhe 60 të shekullit xx në SHBA dhe Australi, kanë qenë të bërë synet menjëherë pas lindjes. Atëherë synetia bëhej për shkak të higjienës, parandalimit të fimozës dhe si parandalim i kancerit të penisit.

Sipas një studimi të wiswellit, ku janë përfshirë 400,000 fëmijë të porsalindur në periudhën kohore prej vitit 1975 deri 1984, është vërtetuar se ata që nuk janë bërë synet, 11 herë më shpesh janë sëmurë nga infeksionet e traktiturinar. Studimet e bëra në vitin 1982 kanë treguar se 95% të të gjitha komplikimeve të rrugëve urinare tek të porsalindurit janë paraqitur tek fëmijët e pa-bërë synet.

Një studim i robertsit ka treguar se 4% e fëmijëve të pa-bërë synet kanë iflamim të traktit urinar, ndërsa 0,2% të fëmijëve të bërë synet. Te 23% të infektuar me bakterie inflamimi ka kaluar në veshka, duke shkaktuar pielonefritis inflamim i veshkave).

Të gjitha këto edhe studime të tjera tregojnë përparësitë e synetisë tek fëmijët, me qëllim që të reduktohen sëmundjet e traktit urinar.

Share

Check Also

Vaksina është vrasësi më i madh – Dr. Prafull Vijayakar, (i famshëm në botë)

Vaksina është vrasësi më i madh… Një fëmijë i shëndetshëm i lindur është i sëmurë me…