Shfaqe dashurinë që ke ndaj të
tjerëve:

Në qoftë se e do dikë apo ai ka zënë vend
të posaçëm në veten tuaj tregoji atij për këtë,
se kjo është shigjetë që ndikon në zemër dhe
fut gëzim e hare tek këta persona. Për këtë
gjë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka
thënë: “Nëse dikush e do dikë le t’i shkojë në
shtëpi dhe ta lajmërojë se e do”, por me
kusht që kjo dashuri të jetë për hir të Allahut
dhe jo për ndonjë qëllim të kësaj bote, si
pozita, pasuria, fama, pasioni i epsheve etj.
Çdo lidhje vëllazërore, që nuk është për hir
të Allahut subhanehu ue teala, do të jetë e
kotë, ajo në Ditën e Kiametit do të jetë
armiqësi. Allahu subhanehu ue teala thotë:

“Vëllezërit atë ditë do të jenë armiq të njëritjetrit
përveç të devotshmëve”.
Njeriu është me atë që do, d.m.th. në
botën tjetër siç thotë Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem. Për atë, të shfaqësh
dashurinë që ke ndaj të tjerëve, kjo është nga
faktorët më të mirë për të ndikuar në zemra.
Shoqëria ose do të jetë që ka dashuri,
bashkim dhe harmoni, ose një shoqëri që ka
urrejtje, konflikte e përçarje. Për atë orvatja
e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ishte
çdo herë që të formojë një shoqëri që duhej
mes vetes, ai i vëllazëroi Muhaxhirët dhe
Ensarët, deri sa i dalloi se kush është shok i
kujt. Kjo dashuri arriti deri në atë masë saqë
të varrosen edhe në një varr në njërën prej
luftërave. Për këtë faktor Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka paralajmëruar
kur na thotë: “Nuk do të hyni në xhenet deri
sa të besoni, e nuk do të besoni deri sa të
duheni, a doni t’iu tregoj për një gjë nëse e
veproni do të duheni? Jepni selam mes vete.”
(Muslimi).

Për fat të keq emocionet, ndjenjat e
njerëzve sot kanë një kontradiktë të madhe,
disa komunikojnë me vëllezërit e tyre si me
qenë të ngrirë, të thatë, e dikush komunikon
me një butësi të tepruar.

Check Also

Që kur filluam ta praktikojmë këtë këshillë, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët

Para tre vjetëve vizitova një shoqe shumë të dashur pasi që ajo ishte martuar. Jetonin bas…