arra lajthi bajame

Harrojini pilulat me multivitamina dhe pijet për shëndetin. Sekreti pët të jetuar më gjatë dhe i shëndetshëm mund të qendrojë një një pjatë më arra, lajthi, kikirikë.

Kërkimet e fundit kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht kikirikë, arra, lajthi, stika jetojnë më gjatë se personat që nuk i konsumojnë.

Nga kerkimet është mësuar se këta persona që konsumojnë 7 herë në janvë kikirikë, arra, lajthi, stika kanë 50% me pak mundësi që të vdesin sesa personat që nuk i konsumojnë.

Ekspertët e të ushqyerit dhe mjekët kanë tendencë t’i shmangen fjalës ” superushqim ” – ata preferojnë të flasin për dieta të shëndetshme të ekuilibruara.

Por, arrat janë rreth nesh, ato janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit (molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si bakër, zink, hekur, magnez (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive.Arrat, lajthit, kikirikët dhe stika janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B, dhe permbajnë acide yndyrore (të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit të tilla si adrenalina).

Ndërsa arra janë yndyrore, ato kryesisht përmbajnë yndyrna të ‘mira’ të cilat mund në të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe pakësimin e shanceve nga goditjet kardiake.

Çdo arrë ka avantazhet e veta, disa arra kanë shumë vitamina.

Sioned Quirke i Shoqatës Dietike Britanike, rekomandon arra, lajthi, bajame, stika, kikirike në menyrë të përzierë për të marrë gamën e plotë të përfitimeve shëndetësore.

Ajo shtoi dhe se duhen konsumuar ato arra, bajame, stika, kikirika që janë direkt nga natura dhe jo ato në paketime ku janë pjekur dhe kriposur nga kompani te ndryshme pasi vlerat e tyre ushqyese nuk do të jenë më njësoj me ato të natyrës.

Share

Check Also

Pervec bananes edhe levoren e saj mund ta perdoreni per trajtim

Bananja Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpis…