meka
Suhejl ibnu Amr dhe familja e tij ishin në një udhëtim. Gjatë rrugës, sulmohen nga disa banditë dhe kaçakë, të cilët u marrin të gjithë ushqimin që kishin me vete. Mandej, ata ulen diku aty pranë dhe fillojnë ta konsumojnë në sytë e tyre. Vetëm kapoja i bandës ishte ulur mënjanë dhe qëndronte pa ngrënë. I çuditur, Suhejl ibnu Amr iu afrua dhe e pyeti:”Nuk të shoh zotrote të shijosh ushqimin që na morët! Përse vallë?”
Kapoja iu përgjigj:”Sepse agjëroj!!!”
Suhejl e pyeti gjithë habi:”Plaçkit njerëzit dhe agjëron?! Kjo qenka për të vënë duart në kokë!” Kapoja ia ktheu:”Dëgjo o mik! I kam mbyllur shumë dyer me Zotin, kjo e agjërimit është dera e vetme që e kam lënë të hapur. Ku i dihet, ndoshta ndonjë ditë, do e përdor dhe ti hap edhe dyert e tjera.” Mandej u ngrit dhe urdhëroi bandën të niseshin.
Dy vite më vonë, e sheh këtë kapon pranë Qabes, ishte kapur pas mbulesës së saj dhe i rridhnin lotë. Suhejl iu afrua dhe e pyeti nëse ishte kapoja e bandës që i kishte plaçkitur dikur dhe ai ia pohoi. “Çfarë ngjau me ty o mik?! Të shoh krejt ndryshe tani!”
Kapoja iu përgjigj:”Kush e lë qoftë dhe një derë të hapur me Zotin, do e shkelë ndonjë ditë pragun e saj, për të hapur dhe dyert e tjera.”
Mos i mbyllni të gjitha dyert me Zotin o njerëz! Çfarëdo gjynahu të jesh duke bërë, lëre një portë mirësie të hapur me Zotin! Ku i dihet, kjo portë, sado e vogël të jetë, mund të bëhet shkak që të hapen të gjitha portat e tjera të mirësisë!

 

Share

Check Also

Që kur filluam ta praktikojmë këtë këshillë, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët

Para tre vjetëve vizitova një shoqe shumë të dashur pasi që ajo ishte martuar. Jetonin bas…