Bananja

Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpisë. Jo vetëm do të shkëlqejnë, por edhe do të mbrohen për shkak se lëvorja e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Lëvorja e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë letre. Lëvorja e bananes përmban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe fine dhe i mundësojnë një këndellje edhe më të shpejtë. Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt.
Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Vetëm fërkojeni vendin e prekur.
Lëvoren mund edhe ta hani, vetëm së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!
Për shkak të luteinës e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jenë të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.
Zijeni lëvoren për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht përziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.

Check Also

Pjeshka ka vlera të larta ushqysese dhe kuruese

Pjeshka Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gji…