Një burrë i mençur, u pyet:”Përse ndonjëherë gratë qajnë pa shkak?”

Ai u përgjigj:”Dëgjo more bir! Kur Zoti e krijoi gruan, i dha supe të forta që të mbajë barrën e botës. I dha krahë të brishtë dhe plot dhembshuri, që të përcjellë ngrohtësi.
I dha forcë të brendshme, që të përballojë lindjen e fëmijëve dhe tekat e tyre kur të rriten.
Ai e pajisi me durim, që të përballojë kërkesat e familjes dhe të kujdeset për secilin. Kështu, shohim që ajo është e paepur përballë situatave të ndryshme, pa ditur të qahet dhe ankohet. Kur të gjithë dështojnë dhe e humbin shpresën, është ajo që i furnizon me energji dhe u jep zemër.
Gruaja ka dashuri pafund dhe të pandryshueshme për fëmijët e saj. Ajo ka një zemër e cila e harron shpejt dëmin që i është shkaktuar, sepse lëndën e parë të krijimit e ka mu pranë zemrës. Gruas i është dhënë urtësi, me të cilën përballon krizat e familjes.

Në fund, asaj i janë dhënë lotët, të cilët i rrjedhin në momentet kur lipset të shkarkojë barrën e madhe të përgjegjësisë, për të vazhduar rrugëtimin e jetës.
I pa të meta je o Zot! Nuk e imagjinoj si do të ishim ne burrat pa gjysmën tonë!

Check Also

TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT

TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT Njohuri të përgjithshme mbi të menduarit Ndijimet dhe percepti…