Përse bashkëshortët gënjejnë njëri-tjetrin?!

Prof. Xhasim El-mutava: “Tashmë fëmijët për të cilët folëm janë rritur dhe martuar. Atëherë cili është shkaku që e shtyn burrin të gënjejë gruan dhe anasjelltas?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: “Dua t’a theksoj dhe njëherë që natyra e pastër me të cilën e krijoi dhe pajisi Zoti fëmijën, është sinqeriteti. Gjithashtu, thamë se një fëmijë normal mund të jetë ose ndjesor ose me intuitë dhe fantazi të theksuar. Këto cilësi zhvillohen me rritjen e fëmijës. Më vonë vjen roli i ambjentit, prindërve, familjes, shokëve dhe shoqërisë. Të gjithë këto faktorë lënë gjurmët e tyre në psikologjinë e fëmijës. Ai rritet, zhvillohet dhe formohet nën trysninë e këtyre faktorëve duke formuar personalitetin e tij.

Për këtë, kur drejtojmë pyetjen “Përse e gënjen burri gruan dhe ansjelltas” ne nuk flasim rreth natyrës së pastër të fëmijës dhe as për faktorët rrethues, por për themelin e sjelljes (shkakun përse sillet në atë mënyrë).
Përgjigja e kësaj pyetjeje konsiston në faktin që sjelljet e njerëzve varen nga dy burime kryesore: Ose përfitimin e një interesi ose shmangien e një dëmi. Kur ushqehem, këtë e bëj me qëllim që të ngopem (ky është interes) dhe njëkohësisht që të largoj urinë (kjo është shmangie e një dëmi).
E njëjta gjë ndodh kur burri gënjen gruan ose anasjelltas. Ai e bën ose për të përfituar ose për të mos u dëmtuar.

Nëse një njeri ndjek një rrugë të tillë, ai padyshim që ndodhet në telash dhe për të shpëtuar, ai nuk ka alternativë tjetër përveç gënjeshtrës. Madje ai e ka të vështirë që edhe të mendojë mbi një zgjedhje tjetër, pasi në këtë formë është edukuar nga shoqëria ku jeton.”

Check Also

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id,…