mendimet e keqija

– Thonë pasuria është fëlliqësira e dynjasë, kurse Allahu thotë: “Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote”. Kef 46.
– Thonë mos ia jep askujt fytyrën, kurse Allahu thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër”. Huxhurat 10.
– Thonë je tepër i dashur, kurse Allahu thotë: “Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.
– Thonë se nuk jemi të interesuar të kemi punë me askënd, kurse Allahu thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!”. Maide 2.
– Thonë mërzia është e lodhshme, kurse Allahu thotë: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut”. Rad 28.
– Thonë largohu nga ai, s’ke nevojë për të, kurse i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nuk i lejohet askujt që të mbajë mëri me vëllanë e tij më shumë se tri ditë”.
– Thonë se familjarët janë si akrepat, kurse Allahu thotë: “Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”. Bekare 215.
Fatkeqësisht, shumë nga marrëdhëniet dhe nga lidhjet janë shkatërruar për shkak të mendimeve dhe ideve të sëmura e të devijuara!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Check Also

SI TË MARRIM GUSUL? – LARJA PAS MARRËDHËNIEVE INTIME

SI TË MARRIM GUSUL? Pas marrëdhënieve intime, guslin duhet marrë ashtu siç ka vepruar i Dë…