Nga kjo porosi mësojmë se Pejgamberi a.s. ka qenë i kujdesshëm për rininë e ummetit të vet, andaj i ka porositur që të martohen, ndërsa në rast pamundësie për martesë u ka ofruar si masë preventive agjërimin.

Prej Abdullah bin Mes’udit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
O ju të rinj, kush ka prej jush mundësi dhe kushte (për martesë) le të martohet, sepse martesa i ruan sytë nga të shikuarit në gjëra të ndaluara dhe e ruan nderin. E kush nuk ka mundësi (të martohet), le të agjërojë sepse agjërimi për të do të jetë mbrojtje.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Check Also

Emri “ALLAH”

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; …