Nuk ka kurë më të mirë për sëmundjet e zemrës sesa Kurani, pasi ai e zhduk tërësisht sëmundjen nga zemra, mbron shëndetin dhe mirëqenien e saj dhe lufton gjithçka që mund t‟i sjellë asaj dëm. Megjithatë, shumica e zemrave përsëri e shpërfillin Kuranin dhe nuk e besojnë atë, e kështu i shmangen përdorimit të tij. Njerëz të tillë mbështeten vetëm tek ilaçet materiale, duke u privuar nga të mirat e Kuranit. Rrjedhimisht, simptomat që prekin zemrat e tyre theksohen më tepër, madje ato shfaqen të pambrojtura ndaj shumë sëmundjeve të tjera. Me kalimin e kohës, mjekët bashkë me pacientët mësohen me barnat e përgatitura po nga soji i tyre, nga krerët apo nga ata të cilët i respektojnë. Në këtë mënyrë, shkatërrimi rëndohet dhe sëmundja bëhet më e vështirë për t‟u kuruar. Sa më shumë ata përdorin ilaçet e tyre, aq më tepër e rëndojnë sëmundjen që kanë!

Check Also

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed alejhi selam

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed -alejhi selam- Në lidhje me këtë sëmundje janë përcje…