1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur.
2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë për gjumë.
3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore (namaz-tesbih- istigfare).
4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshes 70 vjeçare, dhe me disa qe janë nën moshën 6 vjeçare.
5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale.
6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit.
7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme.
8. Harroj rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës.
9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje.
10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfuri.
11. Jeta është shumë e shkurtë, mos e shpenzo duke urryer të tjerët.
12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet.
13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët.
14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti.
15. Fali të gjithë pa dallim.
16. Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar.
17. Sado që gjendja të jet e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshoj.
18. Zilija është humbje kohe, ti i posoden të gjitha gjërat e nevojshme.
19. Telefono pa ndërprerë prindërit e tu.
20. Ruaji kufijtë e tu.
21. Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Allahu e Lartëmadhëruar.
22. Dërgoja këtë atyre që i do.
Përktheu: Valdet Kamberi

Check Also

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id,…