Hoxhë Mustafa Tërniqi

 

Mos u habit nga egërsia dhe ashpërsia e armikut kundrejt teje kur më parë të shitën miqtë dhe njerëzit e tu. Miqësia dhe shoqëria e vërtetë të mbron kurdoherë. Andaj dhe feja islame e shikon miqësinë dhe shoqërinë si koncept të lidhur ngushtë me vëllazërinë.

Pejgamberi a.s ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi atij, nuk e nëcmon dhe nuk e braktis atë.” Transmetoi Muslimi.
Edhe hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi sprova kryesore që i ka rënë është pikërisht nga mungesa e perceptimit dhe zbatimit të këtij hadithi profetik nga vetë muslimanët.

Përndryshe ajo që kemi parë vazhdimisht nga hoxha i nderuar është xhelozia për Kosovën dhe popullin e saj, përpjekja e vazhdueshme për të luftuar shthurjen, drogën, alkoolin dhe degjenerimin tek të rinjtë, për tu treguar atyre edukatën, etikën dhe moralin e vërtetë.

Sidoqoftë historia na ka treguar se popujt të cilët luftuan profetët e tyre Zoti i ndëshkoi me dënime të ndryshme. Edhe ai popull që ha dhe bluan hoxhallarët e vet është i destinuar të shkatërrohet. Andaj dhe populli i kosovës, muslimanët, hoxhallarët dhe pushtetarët duhet të tregojnë pikërisht sot solidaritetin e sinqertë me Dr. Shefqetin e nuk duhet t’i mohojnë mundimet dhe energjitë e hoxhës së nderuar për një Kosovë të lirë gjatë luftës dhe për një Kosovë me moral dhe larg korrupsionit pas luftës. Në të kundërtën nëse shet sot shumë lirë kapacitetet e një vendi nesër je i destinuar të shkatërrosh vetveten me duart e tua.

Njeriu i sinqertë vuan por nuk zhduket.

Check Also

Nuk ka krizë politike, ka krizë morali në politikë

Ajo që po ndodh këto ditë, ku opozita ka ndërmarrë aktin më ekstrem, atë të dorëzimit të m…