Ibn Sina ka thënë:
“Ngrënia e mishit të bretkosës i shkatërron përgjithmonë spermatozoidët, e ndryshon ngjyrën e lëkurës kur paraqiten ënjtje (fryerje).”
Një mjek i propozoi Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, të shfrytëzojë bretkosën për një ilaç, por ai refuzoi. Këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu.
Ebu Hurejre na transmeton hadithin se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar shfrytëzimin e të gjitha gjërave të papastërta për qëllime të mjekësisë. Këtë hadith poashtu e transmeton Ebu Davudi.
Shërim me dhe dhe me pështymë
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. këndonte për rukja këtë dua: “Bismil…