A po ndodhë parashikimi i gazetarit amerikan David Philips, i cili në vitin 2015 kishte botuar një shkrim në median prestigjoze “Huffington Post”, ku tregonte për interesimin e Turqisë që të marrë kontrollin e Bondsteel-it, ai thoshte: “Turqia gjithashtu ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane Bondsteel në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen”!

Zërat se ushtria amerikane mund të largohen nga Kosova pas marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi dhe heshtja turke në anën tjetër (e që nuk ka ndodhur kurrë që Turqia të heshtë kur janë në pyetje tokat shqiptare), lënë të kuptohet se diçka e papritur do të ndodhë në vitet në vijim!

Amerika po bënë presion të madh që marrëveshja përfundimtare dhe paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndodhë me patjetër gjatë vitit 2019! Athua, a është kjo një marrëveshje amerikano-turke, që viti 2020 të jetë kalimi i zotërimit të kampit Bondsteel nga ushtria amerikane tek ajo turke!? Mbetet të shihet!

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, janë shtete të brishta dhe të paqendrueshme, fakti se Amerika e ka humbur ndikimin dhe prezencën në shtetin bosnjak, ajo nuk do të lejoj që kjo të ndodhë edhe me Kosovën, andaj shteti ynë, asnjëherë nuk do të jetë pa ndonjë prezencë të ushtrisë të ndonjë superfuqie, e që në rastin tonë është ushtria amerikane.

Personalisht, nuk do të isha i befasuar sikur Amerika të ia besonte kujdesin e Kosovës ish-Perandorisë, sepse, sado që të jetë ndryshuar kahja e bashkëpunimeve të shtetit amerikan dhe atij turk, prap se prap ato shtete në rastin e fundit në Siri treguan se mund të arrijnë gjuhë e përbashkët! Tërheqja e trupave amerikane nga Siria dhe deklarimi i Presidentit amerikan Donald Trump, se “nga tani Turqia do të kujdeset për Sirinë”, nuk do mend se vitet në vijim mund të sjellin një ndryshim të përbërjes së prezencës ushtarake në Kosovë!

Kosova e vetme nuk mund të mbijetoj, andaj, t’i afrojmë miqt tanë, e mos t’i largojmë.

Share

Check Also

Pamje nga momenti kur ndodhi aksidenti në Gjilan (VIDEO)

Para pak minutash ka ndodhur një aksident me fatalitet në qendër të Gjilanit, ku u përfshi…