Nëna dhe babai!
A e di poziten qe ia ka dhene Zoti atyre?!

“ Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.Nëse njërin prej tyre , ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as ‘of’(oh),as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”
(Isra 23-24)

” (E porositëm njeriun) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve tu“.(Llukman 14)

“Adhuroje All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve…“
(Nisa 36)

“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…”
(Ankebut )

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjllje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e tij atë e barti mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin“
( Lukman 14)

” Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm.”
(Merjem 14)

Është vërtetuar se Pejgamberi (alejhisSelam) ka thënë: “Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre.”

Është vërtetuar se Pejgamberi (alejhisSelam) ka thënë: “All-llahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: ” Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet).” Kurse, tre njerëz nuk do të hynë në Xhennet: ” Ai që nuk respekton prindërit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburret para tyre.”

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra i cili thotë: ” Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: Nëna jote. Tha: Pastaj? U përgjigj: Nëna jote. Tha: Pastaj? U përgjigj: Nëna jote. Ai tha përsëri: Pastaj? Pejgamberi alejhisSelam u përgjigj: Babai yt. “

Check Also

Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetëmse qetësohet

Ibn Ata, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetë…