Goj Berry – Manaferrë Tibeti

Në botë e konsiderojnë frutin e shekullit ose “bombë” e vitaminave për shkakë të përberësve.

Bima ka origjinë nga Tibeti (Lycium Barbarum) dhe kosiderohet ushqim dhe ilaq për jetë të gjatë,apo si diamante i kuq në medincinë.
E konsiderojnë si një ndihmë natyrore për rivitalizimin e përgjithëshem shendetësor të organizmit.Lehtësim të dhimbjeve të nyeve, mbrojtjes dhe funksionimit më të mirë të mëlçisë dhe zemrës, relakson enët e gjakut dhe rrit; rrjedhjen e gjakut dhe transferimin e oksigjenit përmes sistemit të gjakut, ulë presionin e gjakut, parandalon plakjen e lëkurës, zgjedh problemin e zgjerimit të prostatës, përmirëson vizion dhe redukton çmendurinë tek të moshuarit.

Ekspertët amerikanë e konsiderojnë frut të shekullit. Studimet kanë konfirmuar se manaferrat Goji përmbajnë 18 aminoacidet, të cilat janë thelbësore për trupin, 21 minerale,shumë të pasura me vitamina, aminoacide dhe përbërës tjerë të nevojshlm për forcimin e sistemit imunitar të organizmit, që është një parakusht për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë të njeriut.

Manaferrat goj janë në vendin e shkallës së pare ORAC, i cili mat përberësit antioxidant me një fantastike 25 300 njësi në 100 g manaferrat Goji. Në vendin e dytë është chokeberry(aronia) me 16.100 njësi dhe kumbull që ka (vetëm) 5700 njësi.Efekti i mrekullueshëm i cili është që të lidh anti-oxidants që parandalojnë procesin e avari indeve dhe formimin e kancerit në trup, dhe forma të ndryshme të kancerit në trup, veçanërisht kancerin e mitrës dhe të gjirit në gratë, kancerit të prostatës tek burrat dhe kancerit të zorrës së trashë.

Si lloj fruti, është në fakt një shkurre që rritet me 1.5 deri 2 metra në lartësi dhe dy metra në diametër dhe lulëzim nga muaj i gjashtë(qershor) deri në muajn e tetë (gusht), dhe frutat piqen me sukses nga muaj i nentë (shtator) deri në muajnë e dhjetë (tetor) të vitit. Manaferrat Goji janë manaferra te kuqe, 1-2 cm në gjatësi, të cilat hahen të fresketa,të thata, lëng dhe shurup. Manaferra goj për shie të kujton rrush të thatë .
Gjithashtu nga manaferrat mund të përdoren në çaj.liker,shtim në verë,jogurt,mund të shtohet në oriz,shtesë të pulave dhe sallatave.Doza ditore për person duhet të jetë nga 10-30 gram fruta të thara.

Çdo familje për nevoja familjare të ketë në kopsht 10-20 bimë.

Plantacionet për treg eshtë shans më fitim prueres nga të gjitha llojeve e bimeve .E veçanarisht kur behet edhe përpunimi i ketijë fruti.
Për një hectare llogaritet në treg fitimi rreth 200 000 euro.
Në llogaritje nje hektar me Goj Berry afersisht sa 100 hektarë me grurë

MËNYRA DHE FORMA E MBJELLJES

Mbillet në kopsht,rrethoja,dhe pllantazha dhe nuk kerkon (gati) asnjë kujdes mbrojtes,
Nese mbillet në plantazha të thatë apo gjysëm të thatë,ose klimë të thatë.Apo në tokë ranore ,dhe për të siguruar rendiment duhet ujitja dhe mbrojtja nga barojat.
Manaferra Goj Berry në plantacione duhet të ketë 1.5 X 2-3 m apo rrethë 4000 bimë/hektar

KUSHTET E RRITJES.

Kjo specie bimore vjen nga pjesët ekstreme të Tibetit duke marrë parasysh klimen.
Bima eshtë aktive 30 vjet.
Sa për reshje, rekomandohet në prodhimin intensiv të mbulohet më fletë plastike për të mbrojtur kulturen nga baroja dhe mbajtëjen e lagështisë gjatë vitit dhe deri në 60 mm. Në tre vitet e para rekomandohet per sistemin e ujitjes pikë-pikë.Shuma minimale e reshjeve gjatë vitit duhet të jetë në mes 350-500 mm / m2.
Toka mund të jetë klasit të ulët, nga 2 deri 6 me nje pH prej 5-8.
Duhet të siguroheni që toka nuk ka përmbajtëje të metaleve të renda.

Nga aspekti i të ushqyerit e bimëve është e nevojshme pleherimi:nese deshirojmë si ushqim të shendeshem bio,pleherohet me plehë organik.rreth 50 tona/hektar

Për prodhim konvencional plehrohet me pleh mineral kompleks 400-500 kg / ha
Fidanet duhet të kenë sistemin rrenjësor.Mbillen nga nëntori deri në maj.
Përkujdesja behet në pranverë kur bimët formohen shkurtohen dhe behet mbrojtja minimale kryesisht me preperate bakri.

KUJDESI DHE KRASITJA

– Në mes të shkurt të fillojë krasitja e bimëve. Këtu kemi parasysh se fidanet rritura që janë shkurrrë duhet krasitë që të marrin formen për prodhim.
– Së pari duhet hequr degët e thyera dhe të dëmtuara, pastaj prehen degët mashkullore (dmth ato që janë rritë drejtë dhe nuk kane dhene prodhim vitin e kaluar), zgjedhim tre ose katër degë që janë të shëndetshme dhe janë shpërndarë përballë njëra-tjetres dhe i presim rreth 50 cm mbi tokë. Është e dëshirueshme për të hequr apo shkurtuar degët anësore mbi ta. Degët që mbesin do të jenë baza e bimëve tona në vitet e ardhshme.

Check Also

Pervec bananes edhe levoren e saj mund ta perdoreni per trajtim

Bananja Përdorni anën e brendshme të bananes për të “vizlluar” gjethet e luleve të shtëpis…