Në Amsterdam, atje ku numri i biçikletave është më i madh se i banorëve

Amsterdami është qyteti ku biçikletat përdoren më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Numri i biçikletave në këtë qytet është mbi 800 mijë, edhe pse numri i banorëve të tij është vetëm 750 mijë banorë.
Amsterdami i ka kushtuar një vëmendje të madhe dhe të paprecedent infrastrukturës, ku 400 km rrugë janë vetëm për biçikletat. Banorët e qytetit preferojnë të lëvizin me biçikleta, pasi nuk shpenzojnë, janë të shpejta, mike të ambientit, nuk kërkojnë hapësira të mëdha për parkim dhe janë shumë të shëndetshme. Një arsye tjetër është edhe fakti se janë më të sigurta, pasi është vënë re rënie në numrin e vdekjeve për shkak të aksidenteve automobilistike.

Check Also

TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT

TË MENDUARIT DHE TË FOLURIT Njohuri të përgjithshme mbi të menduarit Ndijimet dhe percepti…