11236150_1168829829798214_874161616357962783_o

MUSTAQE MISRI
(Maydis Stigma)

Caji perbehet nga krerezat e gjata ne forme fijesh (mustaqe) qe dalin nga kallinjte e misrit, qe mblidhen ne kohen e lulezimit te bimes dhe thahen.
Prej kohësh janë konsumuar si terapi për sëmundje të ndryshme. Kohët e fundit është vënë re një lidhje midis pirjes së çajit nga “mustaqet” e misrit dhe uljes së ankthit, depresionit dhe rritjes së relaksimit në periudha me nivele të larta stresi.
Dozat duhet të jenë të kontrolluara: një ose dy filxhanë çaj në ditë.
Tek fëmijët këshillohen doza më të vogla në rastet e lagies së krevatit.
Duhet patur kujdes me dozat dhe tek të sëmurët me diabet, tension të lartë dhe ata me nivel të ulët kaliumi në gjak.
Përdorimi tradicional i “mustaqeve” të misrit është i lidhur me rastet me cistit, gurët në veshka, çrregullimet e prostatës, infeksionet urinare, lagien e krevatit dhe obezitetit.
Caji nga mustaqet e misrit permban, vaj yndyror, kripera potasi, vitamine K,
Ne saje te vitamines K, mustaqet e misrit ndikojne ne pakesimin dhe ndalimin e hemorragjise (ne menstruacione)
Pergatitja & Përdorimi:
Hidhni një filxhan me uje dhe nje lugë (gjelle)me “mustaqe” misri të thara. permbajtja zihet 4-5 minuta, Mbulojeni dhe lëreni 10-15 minuta.
Filtrojeni, hiqni fijet dhe pihet i ngrohtë ose i ftohtë. Embelsoheni me mjalte.
Merren 2-3 doza te tilla ne dite.

Share

Check Also

Interesat

Interesat Në procesin e jetës, njeriu zgjeron çdo ditë kontaktin me botën që e rrethon, de…