Në Dy Sahihat, nga hadithi i Abdullah ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ku
thotë:

“Ka thënë Muhamedi, alejhi selam:’Me të vërtetë është një pemë, të cilës nuk i
bien gjethet dhe e cila është si shembulli i muslimanit. Cila është ajo pemë, më
tregoni?’

Sahabët menduan për pemën e shkretëtirës, ndërsa unë mendoja për
trungun e hurmës, porse u turpërova [ta thosha atë]. Pastaj thanë:’Na trego cila është,
o i Dërguar i Allahut’. Tha:’Ajo është hurma'”.

Check Also

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed alejhi selam

Murtaja në fjalët e profetit Muhamed -alejhi selam- Në lidhje me këtë sëmundje janë përcje…