Murtaja në fjalët e profetit Muhamed -alejhi selam-

Në lidhje me këtë sëmundje janë përcjellë shumë hadithe profetike. Ato flasin për disa tematika si: aktivizimi, simptomat, qëllimi i Allahut në shfaqjen e saj, shfaqja e saj në ymetin islam, shpërblimi i atyre që vdesin prej saj dhe ruajtja prej saj.

1- Aktivizimi dhe simptomat e sëmundjes së murtajës.

Profeti Muhamed -alejhi selam- në lidhje me këtë sëmundje ka thënë: “Murtaja është goditje e armiqve tuaj prej xhinëve. Ajo është gjëndër si gjëndrat e devesë dhe shfaqet nën sqetulla dhe poshtë barkut”[4].

Fjala e tij [goditje e armiqve tuaj prej xhinëve] tregon se armiqtë e njerëzve prej xhinëve kanë një rol të rëndësishëm në aktivizimin kësaj sëmundjeje. Ky realitet nuk dihet te jetë përmendur nga dikush tjetër para profetit Muhamed -alejhi selam- dhe as mund ta përmend dikush tjetër pas tij përderisa profetesia është mbyllur, sepse ai ka të bëjë botën e padukshme të xhinëve rreth secilës nuk mund të mësosh, veçse nëpërmjet lajmeve hyjnore.

Kjo që përmend profeti Muhamed -alejhi selam- nuk bie ndesh me atë që përmend mjekësia, sepse kjo botë është komplekse. Ajo ka të dukshmen dhe të padukshmen e saj të cilat pastaj ndërthuren me njëra-tjetrën. Ja çfarë thotë imam Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë- në lidhje më këtë ndërthurje!

Ai thotë: “Këto shkaqe dhe faktorë (të përmendura nga profeti alejhi-selam), nuk mund ti hedhin poshtë mjekët dhe as ti vërtetojnë ato, sepse profetët lajmërojnë për gjëra të fshehta. Ato pasoja të cilat mjekët kanë arritur ti kuptojnë në lidhje me murtajën nuk jua mundësojnë atyre ta mohojnë se ato ndodhin nëpërmjet shpirtrave (d.m.th.: nëpërmjet botës jo-materiale), sepse ndikimin i shpirtrave në natyrë (d.m.th.: në botën materiale), në çrregullimin dhe në shkatërrimin e saj është çështje të cilën nuk e mohojnë veçse më të padijshmit e njerëzve në lidhje me shpirtrat: efektet që lënë dhe reagimin e trupave ndaj tyre. Allahu i madhëruar mund t’ju bëjë veprimtari këtyre shpirtrave në trupat e bijve të Ademit (d.m.th.: në trupat e njerëzve) kur bie epidemi dhe ndotet ajri, siç mund t’ju bëje atyre veprimtari në lidhje me disa lëndë të këqija të cilat shkaktojnë gjendje të keqe sidomos kur pezmatohet gjaku, bila e zezë (sekrecion i shpretkës) dhe lëngu riprodhues. Kjo, sepse shpirtrat e këqij arrijnë të bëjnë te ai i cili i ka këto simptoma atë që s’e bëjnë me dikë tjetër, përderisa nuk ka një mbrojtje më e fortë se këto shkaqe si: përmendja e Allahut, duaja, përgjërimi, përulja, sadakaja, leximi i Kuranit etj, sepse me këto vepra zbresin prej shpirtrave të pastër (d.m.th.: melaiket) aq sa i mundin këto shpirtra të këqij dhe e largojnë të keqen e tyre. E kemi provuar shpesh herë ne dhe të tjerë aq sa veç Allahu e di se sa dhe kemi parë se me zbritjen e këtyre shpirtrave të mirë dhe afrimin e tyre ka ndikim të madh në forcimin natyrës materiale dhe largimin e lëndëve të dëmshme, mirëpo kjo duhet të jetë para se ato ta pushtojnë trupin dhe ta sundojnë atë dhe para se trupi të dorëzohet. Ai që i jep sukses Allahu, shpejton kur i ndjen shkaqet e së keqes për te këto shkaqe të cilat ia largojnë atij ato dhe ato janë për të më i miri ilaç. E nëse Allahu i madhëruar do që të zbatohet caktimi i tij, e shkujdes zemrën e robit nga: njohja e tyre, imagjinimi i tyre dhe dëshira për ti vepruar, atëherë ai as nuk i ndjen ato dhe as anon nga ato që Allahu të zbatojë mbi atë, atë që është caktuar”[5].

Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë- me këto fjalë jep një shpjegim shumë të nevojshëm për të kuptuar saktë këtë realitet të njoftuar nga profeti -alejhi selam-, sepse kur ndërthuret e dukshmja me të padukshmen mund të rrëshqasin këmbët e atyre që nuk janë të përqendruar fort në rrugën e besimit. Ky shpjegim gjithashtu i hap rrugën trajtimit të sëmundjeve epidemike edhe me dua dhe rukje, sepse sëmundjet duhen luftuar që në origjinë dhe kur ato kanë lidhje me botën e padukshme, mbrojta prej tyre nuk mund të bëhet me tjetër gjë, veçse me ato që jemi njoftuar në lajmet hyjnore.

Fjala e tij [gjëndër si gjëndrat e devesë] do të thotë se gjëndrat e murtajës i ngjajnë gjëndrave të devesë të cilat u shfaqen atyre në grykë.

Fjala e tij [shfaqet nën sqetulla dhe poshtë barkut] do të thotë se këto gjëndra zakonisht shfaqen në këto pjesë të trupit.

Kështu, gryka, pjesa nën sqetulla dhe pjesa poshtë barkut (d.m.th.: rrëzë kofshëve) përbejnë pjesët kryesore ku shfaqet sëmundja e murtajës, mirëpo ajo mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera siç thotë Ibn Abdulberr -Allahu e mëshiroftë-: “Ajo mund të shfaqet edhe në: dorë, gishta dhe ku të dojë Allahu”[6].

Ky shpjegim mund të quhet një prej mrekullive të profetit Muhamed -alejhi selam-, sepse siç u tha më lart kjo sëmundje prek sistemin limfatik i cili është një rrjet i gjerë dhe ka gjëndra të përhapura ne gjithë trupin e njeriut dhe prej tyre edhe këto që përmend profeti Muhamed -alejhi selam-.

Industries Illustrations & Vectors

Share

Check Also

Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetëmse qetësohet

Ibn Ata, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk e dëgjon suren Jusuf i dëshpëruari, vetë…