Mungesa e zinkut zvogëlon imunitetin

Një studim i ri amerikan ka zbuluar lidhjen mes mungesës së zinkut dhe ndryshimeve në reagimin e sistemit të imunitetit.
Studimi është bërë në laborator, duke përdorur rruazat e gjakut së bashku me përcjelljen e paraqitjes së inflamacioneve që varen nga mungesa e zinkut.
Konkluzionet e studimit janë publikuar në revistën ‘Cell reports’ dhe tregojnë se zinku ka rol të rëndësishëm në sistemin e imunitetit, duke u lidhur në proteina të caktuara dhe duke ndalur ose nxitur disa reagime të caktuara të sistemit të imunitetit.
Përveç kësaj, autorët e studimit kanë zbuluar lidhjen mes deficitit të inflamacioneve të forta si pasojë e imunitetit të tronditur. Burime të pasura me zink janë: pemët me lëvozhga, farat, drithërat integrale, bishtajat…

Check Also

Interesat

Interesat Në procesin e jetës, njeriu zgjeron çdo ditë kontaktin me botën që e rrethon, de…