Faktet e thjeshta shkencore vërtetojnë gjithnjë e më shumë mrekullinë e funksionimit të trupit njerëzor. Kështu, fakte të habitshme vijnë nga sistemi i qarkullimit të gjakut.

Gjaku qarkullon nëpër enët përcjellëse 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi. Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato të përforcuara mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë./tesheshi.com/

Check Also

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve

Fëmijet në pikëpamjen e prindërve: Nëna të puthë kur të sheh. Babai të do pa të parë. Nëna…