Mirësia ndaj të tjerëve të hap gjoksin

“Bukuria është porsi emri i saj,mirësia është si përshkrimi i saj,bamirësia është si shija e saj.Përfituesit e parë në futjen e gëzimit në zemrat e njerëzve janë mu ata që e shkaktojnë këtë gëzim,i korrin frytet e tija shpejt në shpirtërat e tyre,në moralin dhe ndjenjat e tyre,u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me këtë gjejnë qetësinë e rehatinë.E nëse ty të godet ndonjë pikëllim a të shkakton dhembje ndonjë brengë, ofroja ndokujt një bamirësi apo ndonjë gjësend të bukur e do ta gjesh shtegdaljen dhe do të qetësohesh.

Jepi të privuarit, ndihmoje të mjerin,shpëtoje të pikëlluarin, ushqeje të uriturin, vizitoje të sëmurin,mbështete të brengosurin,do ta gjesh lumturinë tek të vërshon para e pas teje.Të bërit mirë i ngjan parfumit prej të cilës ka dobi bartësi i tij por edhe blerësi dhe shitësi i tij,të ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra të bekuara e të bereqetshme që konsumohen në barnatoren e atyre zemrat e të cilëve janë ndërtuar me të mira e bëmirësi.T’u shpërndash buzëqeshje të ndritshme shpirtërore varfanjakëve është lëmoshë rrjedhëse në botën e vlerave:“Po edhe nëse e takon vëllain tënd me fytyrë të qeshur(është lëmoshë)“ thotë Hadithi i Pejgamberit s.a.v.s.

Mirëpo të vërenjtesh dhe ta mrolësh fytyrën do të thotë t’i shpallësh luftë të ashpër të tjerëve,shpërthimin e së cilës s’e di kush përveç Atij që njeh të fshehtat.me disa gllënka uji nga shuplakat e një mëkatareje me të cilat i dha të pijë ujë një qeni të lodhur e të etur,rezultoi dhe bëri që ajo të hyjë në Xhennet,gjerësia e të cilit është sa qiejt e toka,ngase Pronari i mirënjohjeve është i Madhërishëm,Falënderues dhe i Bukur,e do tëbukurën,është i Pasur e Mirënjohës.

O ju që jeni të kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjes,ejani në kopshtin e mirësisë dhe angazhohuni me të tjerët, duke u dhënë,gostitur,ndihmuar e shërbyer,dhe do ta gjeni lumturin me shije,ngjyrë e prekje:

“E jo për ta shpërblyer dikush të cilit i ka bërë mirë,por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të tij, më të Lartit,-e pasha Allahun – ai do ta gëzojë atë kënaqësi“ (El-Lejl,19-21)

Check Also

Mendimet e shëndosha çojnë në veprime të drejta dhe të shëndosha

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El-Fawa’id,…