Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame !

Migrena mund të japë dhembje të fuqishme shtrënguese apo pulsative, zakonisht vetëm në njërën anë të kokës. Shpesh shoqërohet me nauze (mundim për vjellje), vjellje, dhe ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës dhe zërit.Sulmet migrenike mund të shkaktojnë dhembje të theksuar me orë të tëra e deri në disa ditë dhe dhembja mund të jetë aq e rëndë sa të pa’aftësoj pacientin të funksionoj për ato ditë.

Shkaktarët:

Derisa ende nuk dihet saktësisht shkaku i migrenës, duket se trashëgimia dhe faktorët ambiental luajnë rrol.

Migrena mund të shkaktohet nga ndryshimet në palcën e zgjatun dhe në ndërveprimet me nervin trigeminal. Crregullimi i substancave kimike të trurit duke përfshirë edhe serotoninën e cila ndihmon në rregullimin e dhembjes në sistemin nervor gjithashtu mund të jetë shkak.

Një numër i faktorëve mund të nxisin migrenën, duke përfshirë:

Ndryshimet hormonale te femrat.
Luhatjet e vlerave të estrogjenit nxisin fillimin e migrenës në shumë femra. Femrat me histori të migrenës shpesh raportojnë kokëdhembje menjëherë pas apo edhe gjatë periodave (menstruacioneve) të tyre, kur edhe kanë rënie të vlerave të estrogjenit.

Femra të tjera kanë tendencë të rritur për të zhvilluar migrenën gjatë shtatëzanisë apo menopauzës (ndërprerjes së të përmuajshmeve).

Barërat hormonale, si janë kontraceptivët oral dhe terapia zëvendësuese hormonale, gjithashtu mund të përkeqësojnë migrenën. Disa femra sidoqoftë gjejnë se migrena u ndodhë shumë më rrallë kur përdorin terapi të këtillë.

Ushqimet.
Djathërat e vjetruara, ushqimet e kriposuna dhe ato të përpunuara mund të nxisin fillimin e migrenës. Tejkalimi i vakteve ushqimore apo agjërimi njashtu mund të nxis fillimin e dhembjes migrenoze.

Aditivët e ushqimeve.
Shtojca e cila i shtohet ushqimeve industriale për ëmbëlsim Aspartami dhe konzervuesi Monosodium Glutamati (MSG) që është pjesë përbërëse e shumë ushqimeve gjithashtu mund të nxisin migrenën.

Stresi.Stresi në punë apo në shtëpi mund të shkaktoj migrenën.

Stimujt senzorik.
Dritat apo rrezet e forta të diellit , por edhe zërat e lartë mund të nxisin fillimin e migrenës. Aromat e forta – duke përfshirë edhe parfumin, ngjyrërat, tymi i duhanpirësve mund të nxisin migrenën te disa njerëz.

Ndryshimet në zakonin gjumë-zgjim. Mungesa e gjumit apo gjumi i tepërt mund të nxisin migrenën në disa njerëz, gjithashtu edhe udhëtimet e gjata me aeroplan.

Faktorët fizik. Lodhja ekstreme fizike, duke përfshirë edhe aktivitetin seksual, mund të provokoj migrenën.

Ndryshimet në ambient. Ndryshimi i kohës apo presionit barometrik mund të nixsë migrenën.

Barnat. Kontraceptivët oral apo vazodilatatorët, si psh. Nitroglicerina, mund të përkeqësojnë migrenat.

Trajtimi: Hixhama e largon plotësisht apo e redukton dhembjen migrenoze deri në 80%. Klinikisht është ilaqi më efektiv për këtë lloj sëmundje.Këtë e arrinë duke larguar toksinat, produktet e panevojshme të metabolizmit, zhbllokimin e energjisë trupore, duke rregulluar presionin e indeve , perfuzionin e indeve , ndërveprimin nervor, arritjen e relaksimit emocional dhe psikik.

Përzgjedhi dhe përshtati:

Dr.med. Flakron Sabedini,

Hixhama Therapist cert.

Check Also

Hixhama relakson, largon depresionin, anksiozitetin, nervozën, rregullon problemet e gjumit si pagjumësinë, gjumin e tepërt

Hixhama largon toksinat, rritë imunitetin, rritë qarkullimin lokat të gjakut, rregullon en…