Ndalimi i marrëdhënieve seksuale në vrimën anale • .. (8)

Burri e ka të ndaluar që të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij në vrimën anale në bazë të kuptimit të ajetit të cituar më parë: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223)

Njëherësh edhe për shkak të shumë haditheve që të njëjtën e ndalojnë, kurse disa prej tyre i përmendëm. Përveç tyre, ekzistojnë edhe hadithe dhe të tjera:

1). Transmetohet prej Ummu Seleme radijAllahu’anhu se kishte thënë: “Muhaxhirët pasi që ishin vendosur në Medinë, ensarët filluan që të martohen me gratë e tyre. Gratë muhaxhire e kishin praktikë që me rastin e marrëdhënieve seksuale t’i vendosin duart në gjunjë ose në tokë ose të lakohen me fytyrë, derisa gratë ensare këtë nuk e bënin. Një burrë muhaxhir kishte kërkuar prej gruas së tij ensare që të veprojë kështu dhe ajo kishte refuzuar derisa nuk e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem, mirëpo kisha turp që të pyes dhe e pyeta Ummu Selemen.” Atëherë u shpall ajeti: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223)

Pejgamberi salallahu aleji ue selem tha:

“Por, marrëdhënia seksuale duhet të kryhet në organin gjenital të gruas.” ->(E përmend Ahmedi VI/305, 310, 318, Trimidhiu III/75, ai thotë se është sahih.)<- 2). Thënien e dytë e transmeton Ibën Abbasi radijAllahu’anhu duke thënë: “Erdhi Omer b. Hatabi radijAllahu’anhu te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e pyeti” “Çfar të shkatërroi?”

Ai u përgjigjë: “E kam ndërruar pozitën gjatë marrëdhënieve me gruan time.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i tha asgjë. Pas kësaj, të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i zbriti ajeti: “Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni.” (El-Bekare, 223) Pejgamberi salallahu alejhi ue selem iu përgjigjë: “Afroju asaj nga para ose nga mbrapa, por ruaju marrëdhënieve në vrimën anale dhe derisa është në menstruacione.” ->(Transmeton Nesaiu në Ashere II/76, Trimidhiu II/162, Ibën Ebi Hatimi I/39, Teberani III/156, Vahidi f. 53 në zixhir të mirë. Trimidhiu thotë se është hasen.)<-

3). Thënien e tretë e transmeton Huzejme b. Sabiti radijAllahu’anhu se një njeri kishte shkuar te i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe e kishte pyetur lidhur me situatën kur burri ka marrëdhënie seksuale me gruan në vrimën anale. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem iu përgjigjë: “Është e lejuar.” Njeriu pasi që u kthye që të largohet, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e thirri ose e dërgoi dikë që ta thërrasë dhe iu drejtua: “Si the? A the në të dyja vrimat?

Nëse the se i afrohesh gruas nga mbrapa e që marrëdhënia të kryhet në organin gjenital, atëherë kjo është e lejuar, ndërsa nëse ke menduar që burri t’i afrohet gruas nga mbrapa dhe që të ketë marrëdhënie në vrimën anale, atëherë kjo nuk ështe e lejuar. Me të vërtetë Allahu nuk turpërohet prej të vërtetës, mos kryeni marrëdhënie intime me gratë tuaja në vrimën e tyre anale.” ->(Transmetojnë Shafiu, II/260, Bejhekiu, VII/196.)<-

4). Hadithi i katërtë thotë: Allahu i Lartësuar nuk e shikon atë njeri që ka marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën e saj anale.” ->(E përmend Nesaiu në veprën e tij Ashere, II/87-88, Trimidhiu, I/218, Ibënu Hibbani f. 1302.)<- “I mallkuar është ai që ka marrëdhënie intime me gruan e tij në vrimën e saj anale.” ->(E përmend Ibën Adij I/211, duke transmetuar prej Ukbe Ibënu Amirit me zinxhir të mirë.)<- “Kush kryen marrëdhënie intime me gruan derisa ajo është në menstruacione ose në vrimën e saj anale ose shkon te falltori dhe beson në atë që ai thotë, ai është bërë jobesimtarë në atë që i është shpallur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.” ->(E përmendin katër autorët e Suneneve.)<-

Check Also

Emri “ALLAH”

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; …