Lule Manushaqe

Përshkrimi: Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar, 20-30 cm e lartë. Gjethet e poshtme formë zemre deri vezake, ura-ura. Lulet vjollcë, të verdha ose të përlyera me ngjyra.
Përhapja në Kosovë: Në vende me bar, shkurre dhe çeltira, rritet deri në zonën alpine.
Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (Violae tricoloris herba), rrënja (Violae tricoloris radix)
Vjelja: Herba vjelët gjatë pranverës (IV-VII), rrënja gjatë vjeshtës (IX-X).
Tharja: Herba thahet në furra në temp. 45-500C. Raporti: 7:1, rrënjët në temp. 60 0C; Raporti:5.5:1.
Kategoria terapeutike: Trajtim të lëkurës (ekzemave)
Përdorimi: Përdorët në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës (ekzemave dhe akneve) dhe bronkitisit.
Përgatitja dhe doza: Për përdorim të jashtëm 4 g herba të freskët në 150 ml ujë të valë.

Share

Check Also

Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje

Umm Kajs bint Mihsan r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Ju kësh…