Mjekesia eshte perplot mendime te ndryshme qe lidhen me leshimin e gjakut me ane te prerjes se lekures ne koke (xhevzet el-kamahduvva). Ne kete teme Ebu-Naim el-Asfani ne librin e tij me titull Mjekesia e Pejgamberit thekson se i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Zbatoni leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures ne tepe (maje) te kokes, sepse ajo sheron pese semundje37, ne mesin e te cilave e ka permendur edhe lebren. Ne nje hadith tjeter ai ka keshilluar te behet i njejti trajtim, por ka shtuar: …sepse ajo sheron 72 semundje.38 Ata qe e kane studiuar kete hadith (dhe e kane vleresuar mire), kane vene ne dukje disa dobi te tij.

Pervec te tjerash, ato dobi jane: parandalimi i fryrjes abnormale te kokerdhokut te syrit (rritjen e gl. thyreoideae bashke me daljen e kokerdhokut te syrit), te enjtjes se kockes ballore te kafkes (processus frontosphenoidalis), duke perfshire rendimin e kapakeve te syrit dhe te vetullave. Imam Ahmed ibn Hanbeli kishte bere pyetje lidhur me hadithin qe flet per leshimin e gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures ne majen e krese, megjithese, kur ai vete kishte nevoje per nje trajtim te tille, e nderroi ate dhe e leshoi ne te dy anet e majes se kokes. Sa i perket Ibn Sines (Avicena), atij i ka pelqyer kjo menyre dhe ka thene: Kur perdoret shpesh, shkakton harresen.

Po ky mendim eshte shprehur ne hadithin vijues, ku thote: Kapaku i kokes eshte vendi i kujteses, leshimi i gjakut (ne ate vend) me ane te prerjes se lekures shkakton harresen. Ata qe diskutojne per vleren e ketij hadithi dhe thone se nuk ka vlere (nuk eshte i sakte), pohojne se leshimi i gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures vetem do ta dobesoje pjesen e pasme te trurit (pjesen okcipitale), kur eshte bere pa nevoje. Perndryshe, kur eshte perdorur per prurjen kogjestive te gjakut, ose te pikes ne tru (sulm ne tru), ajo gjithsesi do te jete e dobishme, duke u mbeshtetur edhe ne rregullat mjekesore, edhe ne ato fetare.

Zbatimi i leshimit te gjakut ne kupezore me ane te prerjes se lekures nen mjeker, ndihmon ne zvogelimin e dhembjes se dhembit, dhembjes ne fytyre, pastrimin e kokes, dhe zvogelon dhembjen ne fyt kur te jete perdorur me kohe. Leshimi i gjakut ne kupezoren me ane te prerjes se lekures ne maje te shputes se kembes dhe mbi nyje eshte zevendesim i mire per leshimin e gjakut me ane te prerjes siperfaqesore te venes saphene ne kupezore (phlebotomia venae saphenae magnae), e cila eshte vena e madhe e kembes qe mbaron ne nyjen e kembes (maleolusu)

. Nje leshim i tille i gjakut ndihmon kunder pezmatimit te testiseve, furunkulave te kembes (te thatet) dhe mosardhjes (deshtimit) se menstruacioneve, ndersa leshimi i gjakut ne kupezoren pas gjunjeve (ne fossi poplitei) ndihmon ne sherimin e aneurimes (zgjerimin e eneve te gjakut), abceseve kronike (qelbosjeve), hemorroideve dhe te thateve septike (helmues) te kembes dhe shputes, ndersa leshimi i gjakut me ane te prerjes se lekures ne mes te kofshes (femurit) eshte trajtim i mire per dhembjet ne shpine (iritimi), ne rastet e gihtit (sasia e rritur e thartires urike ne gjak) dhe te hemorroideve (majaselli).

Check Also

Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame !

Migrena apo kokëdhembja migrenoze dhe trajtimi me Hixhame ! Migrena mund të japë dhembje t…