5 lengje

Janë forma të lëngëta të njohura të cilat përgatiten në shtëpi, si dhe në repartet e përpunimit të frutave. Më të përmendura janë lëngu i qershisë, i vishnjes, i dredhëzës (luleshtrydhës), i rrushit, i pjeshkës, i kajsisë, i shegës, i kumbullës, i portokallit, i limonit, i mandarinës etj.
Për fëmijët e vegjël më shumë efekt pëdoren edhe lëngjet e freskëta të mollës, të ftoit, të dardhës e të disa frutave të tjera që kanë pak lëng. Këto, pas ii kalojmë në rendei kthejmë në pure (qull), i vendosim në copa të pastra pëlhure dhe i shtrydhim deri sa të kullojë lëngu, i cili u jepet fëmijëve me lugë të vogël.
Përveç përdorimit të lëngjeve të fresëta, gjatë stinës së pjekjes së frutave, lëngjet mund të mbyllen me kujdes në shishe, për t’u përdorur në një kohë të mëvonshme, kur mungojnë frutat e freskëta.
Në praktikë përdoren edhe shurupet, të cilat përgatiten nga lëngjet e frutave, duke e shtuar sasinë e duhur të sheqerit dhe duke i zier deri në përqëndrimin e tyre për t’u përfituar një masë mjaft e dendur që nuk thartohet (nuk fermentohet.) I përmendur është pekmezi i manave, shurupi i qershisë, i thanave, i vishnjes etj. 

Check Also

Interesat

Interesat Në procesin e jetës, njeriu zgjeron çdo ditë kontaktin me botën që e rrethon, de…