Normalisht që ky është një objektiv që e ka çdo femër dhe që mund të arrihet me përdorimin e një aleati anti-plakje, vajit të arganit. I përdorur prej vitesh në sallone bukurie, ai përmban mbi 80% acide yndyrore të pangopura, dhe është i pasur me vitaminë E, një eliksir i çmuar për përbërësit e lëkurës, që duke vepruar në sinergji stimulon rinovimin e qelizave.
Ju me siguri keni dëgjuar për vajin e arganit ose i quajtur ndryshe ARI I SHKRETËTIRËS.

 

Rivitalizim dhe hidratim:
Vaji i Arganit është i lehtë për t’u përdorur dhe do të ishte ideal për lëkurë të dëmtuar.

 

Për lëkurë të thatë:
Para së gjithash duhet të bëjmë një pastrim për fytyrën dhe trupin me një grusht bajamesh të copëtuara të përzier me 2 lugë vaj argan. Këtë përzierje duhet ta masazhojmë në lëkurë dhe më pas të pastrohemi me ujë të ngrohtë. Ideal do të ishte aplikimi i mëpasshëm i një kremi me përmbajtje të vajit arganit.

 

Për flokë të dëmtuar:
Vaji i Arganit mund të përdoret edhe për ristrukturimin e fibrave të flokëve dhe mbrojtjes së gjatësisë së tyre, duke e aplikuar për 20 minuta dy herë në jave.

 

Për thonj të dobët:
Për të forcuar thonjtë që kanë një tendencë për t’u thyer, provoni këtë kurë të traditës Lindore: një herë në javë, vendosni majat e gishtave dhe thonjtë në një enë me vaj argani . Mbajini për 15 minuta duke i masazhuar deri në skaje.

 

Buzë:
mund të përdoret për skrab për rigjenerimin lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.

 

Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm:
Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.
Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve UV e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.

 

Aplikime të tjera…
Vaji i arganit mund të aplikohet edhe mbi lëkurë edhe në rast psoriazi (heq dhe redukton skuqjen dhe kruarjet e lëkurës), të çarat e shkaktuara nga shtatzënia, pas dushit për të zbutur dhe hidratuar lëkurën, në ujin e vaskës (10 pika) për të larguar pluhurin nga lëkura, për t’i rikthyer elasticitetin lëkurës së gjoksit, për masazhe qetësuese dhe relaksimin e muskujve..

Check Also

Vajin e ullirit përdoreni për lyerje e gjithë trupit edhe flokëve, por njëkohësisht përdoreni si ilac dhe ushqim

Vaji i ullirit mund te përdoret edhe si melhem për lyerje, forcon flokët idhe ndalon të th…