Mjekësia e Pejgamberit (s.a.u.s.) është e dobishme për trupat (njerëzit) e mirë dhe të pastër, ashtu si Kurani është i dobishëm vetëm për shpirtrat e udhëzuar dhe zemrat e gjalla. Për këtë arsye, kur njerëzit shpërfillin dhe nënvleftësojnë mjekësinë e Pejgamberit (s.a.u.s.), është njëlloj si të shpërfillin dhe nënvleftësojnë ndihmën dhe udhëzimin e Kuranit, i cili është ilaçi më i mirë. Thënë ndryshe, kur kjo mjekësi nuk jep rezultat, shkaku është natyra e keqe e trupit dhe e shpirtit, të cilët nuk janë të përshtatshëm për të përfituar dhe për të pranuar veprimin e ilaçit, dhe jo ndonjë mangësi e ilaçit. Pa dyshim, është Allahu ai që dhuron suksesin. Ai është Zoti i Gjithëdijshëm!

Allahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kuran: “Nga barqet e tyre (të bletëve) del pije me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (Nahl, 69) Për këtë ajet ka patur shpjegime të ndryshme. Cilit i referohet fjalia “Në të ka shërim për njerëz…”? Kuranit apo pijes që del nga bletët, pra mjaltit? Dy janë mendimet e dijetarëve për këtë çështje dhe mendimi më i saktë tregon se këtu është fjala për mjaltin. Ky ka qenë mendimi i Ibn Mesudit, Ibn Abasit, Hasanit, Katades dhe shumicës së dijetarëve. Arsyeja është që ajeti, në tërësi, flet për mjaltin dhe jo për Kuranin. Po kështu edhe hadithi i saktë i lartpërmendur tregon qartë se mjalti është ilaç. Allahu i Lartësuar është më i ditur për gjithçka.

Check Also

MJALTI NUK PRISHET KURRË?

PSE MJALTI NUK PRISHET KURRË? “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kod…