Kuptimi i mësyshit

Mësyshi mendohet si ndikim dëmtues material apo psikologjik i njeriut, mbi frymorin (njeriun apo një gjallesë tjetër) ose mbi një send, falë forcave dhe realiteteve të fshehta të natyrës humane që e ushtrojnë këtë ndikim.

Përkufizimi i mësyshit sipas Ibn Haxherit është: “Shikimi pëlqyes i pleksur (veshur) me smirë, me të cilin një person me natyrë të ligë e shikon një person të dytë dhe ky i fundit dëmtohet prej këtij shikimi.”

Kurse Ibn El-Uthejmini e përkufizon kështu mësyshin: “Mësyshi (si fenomen) është i njohur dhe i ditur; ai vjen nga një fuqi e fshehtë që del nga zemra e smirëziut, i cili nuk ia do të mirën tjetrit dhe ky shikim e godet të prekurin prej tij (atë që merret mësysh).”

Check Also

Ju gjithmonë do të jenë të shëndetshëm dhe nuk do të sëmureni, ju gjithmonë do të jetoni dhe (asnjëherë) nuk do të vdisni, ju përgjithmonë do të jeni të rinj dhe nuk do të plakeni

Transmetuar nga Ebu Saidi (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thë…