KUJTESA

Njohuri të përgjithshme mbi kujtesën

Figurat e sendeve dhe objekteve që na rrethojnë, të cilat lindin gjatë proceseve të ndijimeve dhe perceptimeve, nuk zhduken edhe pasi këto sende apo objekte pushojnë së vepruari mbi organet e shqisave tona.
Një figurë, ndjenjë apo mendim i perceptuar nga njeriu, nuk mund të zhduket pa lënë gjurmë mbi organizëm, por ai mbahet mend, ruhet dhe mund të riprodhohet në të ardhmen. Pra, kujtesa si proces psikik përbëhet nga të mbajturit mend, të ruajturit dhe të riprodhuarit. Në kujtesë, përveç proceseve përbërëse të më sipërme, bën pjesë edhe njohja.
Procesi i riprodhimit dhe i njohjes mund të kryhet vetëm në sajë të të mbajturit mend dhe të të ruajturit në vetëdije të të gjitha atyre që ne kemi perceptuar, menduar dhe jetuar më parë. Në qoftë se mungon aftësia e të mbajturit mend ose e ruajtjes në trurin tonë, atëhere ne nuk do të kemi mundësi t’i riprodhojmë ose t’i njohim kur t’i riperceptojmë ato. Proceset kryesore të kujtesës janë: të mbajturit mend, të ruajturit, të riprodhuarit dhe njohja. Të mbajturit mend dhe të ruajturit janë proces bazë të kujtesës, ndëra të riprodhuarit dhe të njohurit janë procese që rrjedhin prej tyre.
Procesi kundërt i kujtesës është harresa.
Kujtesa si një proces psikik luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e njeriut. Në qoftë se një njeri do të harronte gjithçka që kishte perceptuar, që kishte ndjerë dhe që kishte bërë, atëhere të ky njeri do të ishte i pamundur zhvillimi psikik.
Gjatë procesit të të mësuarit njeriu pasuron kujtesën e tij jo vetëm me njohuri të cilat i fiton nga përvoja personale, por edhe ato njohuri që janë grumbulluar ndër vite nga brezat e shkuar.
Pa kujtesën njeriu nuk do të ishte në gjëndje të mësonte asgjë të re dhe nuk do të ishte në gjëndje të vepronte.
Kujtesë quajmë atë proces psikik kur mbajmë mend, ruajmë, riprodhojmë dhe njohim çdo gjë që kemi perceptuar, menduar, jetuar dhe vepruar më parë. Me fjalë të tjera mund të themi se kujtesë quhet pasqyrimi i përvojës së kaluar në vetëdijen tonë.

Share

Check Also

Agjërimi është shërim për lëkurën

Agjërimi është shërim për lëkurën. Lëkura mbron trupin nga çdo sëmundje e jashtme. Kur tru…